Ballina / Lajme / Kosovë / Familja e Astrit Deharit me kërkesë të re për Qeverinë
Loading...

Familja e Astrit Deharit me kërkesë të re për Qeverinë

Familja Dehari, pas konstituimit të institucioneve do të dalin me një kërkesë të re për Qeverinë e Kosovës, sa i përket ndriçimit të rrethanave të vdekjes së djalit të tyre Astritit, në burgun e Prizrenit. Kështu ka bërë të ditur Tomë Gashi Avokat i familjes Dehari, i cili ka thënë se çështja e hetimit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka mbetur peng i i formimit të Qeverisë.

Avokati i rastit Dehari, Tomë Gashi ka vlerësuar se rasti i vrasjes se Astrit Deharit është çështje që tanimë dihet edhe pse Kuvendi i Kosovës me 20 dhjetor 2016 ka sjelle një rezolutë me të cilën është autorizuar Qeveria e Kosovës që ti paguaj shpenzimet për ekspertize ndërkombëtarë jashtë territorit të Kosovës.

Sipas tij, qeveria këtë nuk e ka bërë duke konsideruar se Instituti i Mjekësisë ligjore nga Zvicra i përzgjedhur nga Familja Dehari është jashtë territorit të BE-se, ngasë Zvicra nuk është në BE.

“Pas refuzimit të kësaj kërkesë nga Qeveria e Kosovës dhe për shkak të zhvillimeve politike në vend, tanimë çështja e angazhimit të Institutit kompetent për hetime të pavarura ka mbetur peng i formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Por në të ardhmen pas formimit të qeverisë së re do të paraqitet kërkesë e re nga unë si përfaqësueses i familjes Dehari. Përveç besimit që Familja Dehari ka në Institutin Zviceran, dhe ky Institut është përzgjedhur pa krijuar asnjë lloj shpenzimi nga qeveria e Kosovës, ndërsa në të ardhmen do të kërkohen shuma të caktuara për identifikimin e Institutit përkatës në SHBA apo BE. Sigurisht që nuk do të lejojmë që rasti i vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje të mbetet i pa zbuluar dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur të vërtetën”, ka thënë avokati Gashi.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...