Ballina / Auto / Auto Lajme / Fatmir Izairi: S’kam premtuar të pamundurën, por e kam bërë të pamundurën t’i realizoj premtimet e bëra
Loading...

Fatmir Izairi: S’kam premtuar të pamundurën, por e kam bërë të pamundurën t’i realizoj premtimet e bëra

I ftuar sonte në emisionin debativ në televizionin Uskana të ftuar ishin kandidatët për kreun e komunës së Zhelinës nga të gjitha partitë mirëpo i vetmi që kishte guxim të merte pjesë në këtë debat ishte kandidati i BDI-së njëherit dhe kreu aktual i komunës, z. Fatmir Izairi.

Izairi shpalosi para shikuesve të televizionit Uskana platformën parazgjedhore të kampanjës së tij për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor duke folur mbi të gjitha edhe projektet që ka realizuar deri më tani gjatë mandatit të tij, derisa thotë se premtimet që i ka dhënë deri më tani i ka realizuar deri në fund.

Kreu i komunës së Zhelinës tregoi shumë projekte të cilat i ka bërë deri më tani përfshirë këtu ndërtimin dhe renovimin e shkollave në shumë fshatra të kësaj komune, kanalizimin, rrjetin e ujësjellësit, infrastrukturë moderne në shumë fshatra ndërkohë që theks u vendos edhe në zonën e lirë ekonomike si pjesë shumë e rëndësishme e investimeve të huaja dhe e gjithë kjo falë punës së pandalshme të Fatmir Izairit.

Gjatë dimrit Izairi tha se shkollat e komunës që drejton ai nuk kanë asnjë problem as për ngrohje e as furnizim me gjësende të nevojshme, ndërkohë që kanalizimin e ka bërë në shumë vendbanime derisa në disa të tjera pritet të fillojnë dhe projekte të reja në mandatin e ardhëshëhm.

Një tjetër problematikë që e shfaqi moderatorja ishte ikja e të rinjëve nga vendi, por që ky fenomen nuk është problem vetëm i Maqedonisë sepse sipas Izairit, këtë problem e kanë gjithë vendet ballkanike.

“Largimi i të rinjëve është problem sepse faji nuk është i kryetarit të komunës, punë e kryetarit të komunës është të hap ndonjë vend pune por ky problem është problem ballkanik jo vetëm i Maqedonisë”, sqaroi kështu Fatmir Izairi.

E lidhur me atë se pse duhet që banorët e komunës së Zhelinës t’i japin dhe një mandat atij për të qenë në krye të komunës, Izairi tha se qytetarët duhet të shohin punët që janë bërë dhe të përkrahin ato që disa prej tyre të përfundojnë me sukses dhe gjendja e komunës të kthehet në një bazë të shëndoshë.

“Në këto punë jam zhytur aq thellë duke njohur mirë format sikur mendoj se qytetarët duhet të votojnë që të përfundojë projektet që t’ia dal dhe të sjellë një bazë të shëndoshë komunën e Zhelinës”, sqaroi mes tjerave Izairi.

EMISIONI ALTERNATIVA – I FTUAR KANDIDATI PËR KRYETAR I KOMUNËS SË ZELINËS DR.FATMIR IZAIRI

Posted by Tv Uskana on Freitag, 29. September 2017

Loading...

Shikoni gjithashtu

Veturat më të shtrenjëta në botë me pamje të anijeve kozmike

Makinat më të shtrenjta në botë janë shumë më tepër se transporti. Këto pjesë të …

Loading...