Ballina / Show Bizz / Filmi “Heroi” shfaqet në 20 vjetorin e Epopesë së Jezercit ne Ferizaj

Filmi “Heroi” shfaqet në 20 vjetorin e Epopesë së Jezercit ne Ferizaj

Filmi “Heroi” me skenar dhe regji të Luan Kryeziut do të shfaqet nesër në ora 20:00 në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu”.

Filmi shfaqet në kuadër të 20 vjetorit të manifestimit “Epopeja e Jezercit”, që organizohet nga Komuna e Ferizajt në kujtim të luftës së UÇK-së..

Përveç këtij filmi në kuadër të edicionit të sivjetmë të Epopesë do të ketë edhe shumë aktivitete tjera si: ekspozita, koncerte, akademi përkujtimore, etj.

Edicioni i 20-të i Epopesë së Jezercit hapet sot me ekspozitë homazh me veprat e artistit Gursel Sylejmani në Galerinë e arteve në Ferizaj.

Ky portal mirëmbahet nga Zbulimi.com Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Zbulimi.com. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit. E-mail: info@zbulimi.com

Loading...

Shikoni gjithashtu

Tafil Kurtishi – Tili, këngëtari më i kerkuar në Prizren për këtë verë 2019

Tafil Kurtishi është këngëtari më i kërkuar i Prizrenit për sezonin 2019. Siç mund të …