Ballina / Lajme / Kosovë / Flasin familjarët e Agim Sahitajt, i cili u arrestua për krime lufte ndaj shqiptarëve
Loading...

Flasin familjarët e Agim Sahitajt, i cili u arrestua për krime lufte ndaj shqiptarëve

Familjarët e Agim Sahitajt, i arrestuar si i dyshuar për krime lufte që kishin ndodhur në Sopi të Suharekës në prill të vitit 1999, nuk besojnë që ai të jetë përfshirë në krimet që pretendon Prokuroria Speciale, dhe presin që të vërtetohet pafajësia e tij.

Në anën tjetër, banorët e këtij fshati, e dinë që ai ishte i përfshirë në punë të ndryshme në sistemin e kaluar, por të intervistuar nga KTV’ja, kanë thënë se nuk e kanë identifikuar atë në ditën kritike, 2 prillin, derisa shprehin zhgënjimin me veprimet e institucioneve të drejtësisë.

Shtëpia e Agim Sahitajt ndodhet në lagjen ku janë kryer shumica e krimeve të 2 prillit që la 38 viktima civile.

“Qe 20 vjet ai hyn e del e hyn nga kjo shtëpi, deri sot kush s’i ka thënë gjë”, thonë familarët e tij mërgimtarë nga Gjermania.

Sahitajt Gjykata Themelore e Prizrenit pas arrestimit i caktoi masën prej 30 ditësh paraburgim.

Ata nuk besojnë që Agimi të ketë kryer krimet të cilat pretendon Prokuroria Speciale dhe presin që të vërtetohet pafajësia e tij.

E pretendimet e prokurorisë janë që ai kishte vrarë një person, një e kishte plagosur dhe një tjetër kishte tentuar ta vrasë.

Përveç kësaj, gjithnjë sipas Prokurorisë, ai kishte marrë pjesë edhe në dëbimin e tyre nga shtëpitë.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...