Ballina / Show Bizz / Florida sjell projektin e ri dedikuar vajzave shqiptare (Video)
Loading...

Florida sjell projektin e ri dedikuar vajzave shqiptare (Video)

Florida Meshi, një nga emrat më të njohur të veriut e cila ushtron aktivitetin e saj muzikor brenda dhe jashtë Shqipërise, kryesisht në Angli ku këngëtarja jeton prej 15 vitesh. Si këngëtare e veriut, Florida është e njohur për këngët tipike të krahinës, por jo vetëm. Ajo gjithashtu njihet si një nga zërat më të mirë e cila këndon shumë bukur këngë të Shipërisë së mesme dhe sidomos këngë të jugut.

Florida e ka nisur herët aktivitetin e saj në muzike, në moshë fare të vogël për të mos u ndalur më. Kryesisht ajo e ushtron aktivitetin e saj muzikor në Angli, me netët live dhe gëzimet familjare, por gjithashtu në sezonin e verës Floridën e shohim duke kënduar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Gjithashtu këngëtarja kujdeset që të jetë sa me aktive përmes këngëve dhe klipeve të reja që ajo bën. Ka një bashkëpunim shumë të gjatë me kompozitorin e mirënjohur Edmond Zhulali, i cili kujdeset për materialet e saj muzikore. Florida sapo ka nxjerrë dy materialet e saj më të reja, njëra dedikuar vajzave shqipëtare dhe tjetra nje duet me këngetarin shumë të dashur Dionis Delia.

Florida Meshi për portalin VipStar.Info tregoi që ka gati këngën e re dhe që së shpejti do fillojë me xhirimet e klipit. Ky projekt do të pasohet nga disa projekte të tjera të këngëtares vetëm dhe bashkëpunime, të cilat Florida i mban surprisë.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Bledi bashkon forcat me Era Gegaj në Potpurin e sapo publikuar (Foto-Video)

Bledi dhe Era Gegaj sapo kan lansuar projektin e ri per fansat e tyre, potpuria …

Loading...