Ballina / Show Bizz / Muzike / Florim Gega lanson baladen ” Stë harroj” këngëtar për tu mar shembull
Loading...

Florim Gega lanson baladen ” Stë harroj” këngëtar për tu mar shembull

Që në vegjëli ka emituar këngëtarët, ndërsa më vonë nisi të këndoj dhe arriti të ngritet në skenë me hapa të shpejtë. Edhe pse jeton në Gjermani, nuk e harron vendlindjen e tij Kosovën.  Florimi është i ftuar edhe  në ahenge familjare e koncerte të ndryshme. Ndërsa së fundi ka lansuar baladen ” Ste harroj” . Balada është pritur shumë mirë , ku për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të ndëgjohet nga një numër i madh i adhuruesëve të Florimit.

Lirie Sahiti: Keni filluar të  këndoni që në  fëmijëri, muzika për ju është vetëm pasion apo dashuri?

Florim Gega: Gjithmon e kam dashur muziken, kam kënduar prej vitit 1999. Muzika është pasioni im.

Lirie Sahiti: Sa albume keni deri tani dhe kush është tekst – shkruesi?

Florim Gega: Kam dy  albume solo, pritet të dal edhe albumi i tretë në bashkpunim me Imer Bajramin. Këngët janë realizur në “MD STUDO “ për tekste të këngëve janë përkujdesur  Ejup Shabani , Kreshnik Avdiu dhe Arton Ramadani.

Lirie Sahiti: Keni kënduar këngë të shumta, nga më të ndryshmet. Cilën e kishit veçuar si suksesin tuaj më të madh në skenën muzikore?

Florim Gega: Kënga më e sukseshme ka qenë “  Xhano“ në bashkpunim me Mc Qopen, të cilin e falenderoj përzemërsisht. Ndërsa shumë shpejt do të ket edhe bashkpunime të tjera.

Lirie Sahiti: Cila është balada e fundit për këtë vit?

Florim Gega: Ka një javë që është lansuar në Youtube, balada “ Ste harroj”, me tekst nga Arton Ramadani, ndërsa producent ka qenë Virusi.

Lirie Sahiti: Falë sukseseve të arritura, ju, keni kënduar brenda dhe jashtë vendit, por  gjithë herë para adhuruesve tuaj të shumtë.  Ku qëndron sekreti që jeni aq e dashur, aq i mirëpritur për publikun shqiptarë?

Florim Gega: Për të qenë i dashur me publikun duhet t`i ofrohet  muzika të cilen  ata e dëshirojnë. Patjeter se duhet me qenë i sinqertë, prandaj krijohet afrimiteti  në mes meje dhe publikut. Mundohem çdo herë të jap shumë nga vetja dhe kjo e bënë publikun më të afërt me mua.

Lirie Sahiti: Cilat janë momentet më frymëzuese për ju, gjatë paraqitjes në skenë?

Florim Gega: Kur publiku është në disponim e ndi veten perfekt.

Lirie Sahiti: Gjatë gjithë këtyre viteve eksperiencë  në skenën muzikore, çfarë mendoni, cili është çelësi i suksesit tuaj?

Florim Gega: Puna me njerëz të ndershëm dhe të qenurit i sinqert ndaj fjales dhe korrekt. Ndërsa falenderoj Driton Fazliun për të gjitha këshillat dhe përkrahjen e tij.

Lirie Sahiti: Çfarë mendoni se është më e bukura në profesionin tuaj, si këngëtar?

Florim Gega: Të jesh pran publikut.

Lirie Sahiti:A ka ndonjë gjë personale në tekstet e këngëve tuaja

Florim Gega: Jo

Lirie Sahiti: A  mund të ndani me ne, se përveç me muzikë çfarë pune bëni?

Florim Gega: Mirem me biznes familjar, hotileri . Po të mos ishte muzika do të punonoja në hotileri.

Lirie Sahiti: A do t’ju shohim në ndonjë duet së shpejti ?

Florim Gega: Pas festive të fundvitit do të lansohet balada “ Me janë tha këta sy”. Me tekst nga Ejup Shabani, kënga është xhiruar në studio “ Xhemi” në Shkup. Ndërsa edhe në Maj do ta  lansoj një videoklip në bashkpunim me Ymerin, të cilin e falenderoj përzemërsisht dhe i cili më ka përkrahur vazhdimisht gjatë karieres time.

Lirie Sahiti: Po për festat e fundvitit do të këndoni në Kosovë apo në Gjermani?

Florim Gega: Nga data 25 deri më 31 dhjetor do të jem i ftuar në restoran “ Bella Theranda” në Mynih në një ambient familjar. Ku mysafirë do të jen edhe këngëtarët e tjer siç janë: Shqipri Kelmendi, Magrib Muçiqi, Azem Ahmeti, Flori dhe Vjosa.

Lirie Sahiti: Një urim për  në fund.

Florim Gega: Uroj që t`i kalojna festat mirë, uroj ky vit të jet vit i paqes, dashurisë dhe i lumturisë.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë/ “Gjynah” Super projekti i ri muzikor nga Vani Gjuzi (Foto-Video)

Vani Gjuzi sapo ka publikuar projektin me te ri muzikor. Super projekti muzikor është punu …

Loading...