Ballina / Lajme / Kosovë / Frika e serbve ndaj vllezërve Haradinaj për Vuçiqat, Daçiqat, Gjuriqat e Vulinat është shndërruar në makth

Frika e serbve ndaj vllezërve Haradinaj për Vuçiqat, Daçiqat, Gjuriqat e Vulinat është shndërruar në makth

Arrestimin e banditit serb Bogdan Mitroviq nga Policia Speciale e Kosovës, Vuçiq e ka krahasuar me atë Ramush Haradinaj.  Ndërsa paranoja serbe ndaj vllezërve Haradinaj është shëndrruar në makth për udhëheqësit e Serbisë. “Por, kjo është diçka e mirë dhe optimiste, ngase, derisa do të bëhen, përditshmërisht, nga drejtues serbë, komente të këtilla, paranojake, për Haradinajt dhe bashkëluftëtarët e tyre liridashës, edhe ëndërra e kthimit të Serbisë në Kosovë do mbetët e shterrpë, përjetësisht, bashkë me dërdellisjet e “Gebellsit serb”, A. Vuçiqit dhe e kriminelëve të tjerë të Beogradit – apo, për të qenë bash bash korrekt – të kryeqytetit të krimit në Evropë” ka shkruar profesori Haqif Mulliqi në murin e tij në Facebook.

Postim i plotë:

Kryetar i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paska deklaruar se atë banditin serb të Sopisë, Bogdan Mitroviq, e paskan arrestuar “sikur ai të ishte Ramush ose Daut Haradinaj”. Në fakt, edhe ne e dhe Vuçiq e dimë se ky mikrob serb dhe vrasës nuk do kishte gjasë t’u përngjasont Haradinajve. E as vetë Vuçiq, bile.
Në fakt, në rastin e Bogdan Mitroviqit më e pakta që mund të thuhet është se u sendërtua ajo maksima e njohur që thotë se, një ditë, me patjetër, vrasësi, kthehet në vendin e krimit, dhe ja, ai u kthye.
Dhe e dyta – A. Vuçiq e dëshmon se vazhdon ta ushqejë veten me mendësinë kriminale serbe ngse, sipas tij, pavarësisht nga lloji i krimit që kanë bërë mbi shqiptarët, serbët janë të pafajshëm. Pra edhe vrasës edhe të pafajshëm!!!
Përndryshe A. Vuçiq, gjatë luftës në Kosovë si ministër i informatave, ka qenë pjesë e estabilishmentit më të lartë të pushtetit kriminal dhe gjenocidial serbë kundër shqiptarëve.
Kështu që, nëse, me të drejtë, të bërat e Millosheviqit në Kosovë, u njësuan me ato të Hitlerit kundër hebrenëve, atëherë ato të kryetarit aktual të Serbisë mund të ekuivalentohen me ato të Gebellsit, propaganduesit të llahtarshëm nazist.
Sido që të jetë, paranoja serbe ndaj Haradinajve, për Vuçiqat, Daçiqat, Gjuriqat e Vulinat është shndërruar në makth të njëmendtë. Trishtim.
Por, kjo është diçka e mirë dhe optimiste, ngase, derisa do të bëhen, përditshmërisht, nga drejtues serbë, komente të këtilla, paranojake, për Haradinajt dhe bashkëluftëtarët e tyre liridashës, edhe ëndërra e kthimit të Serbisë në Kosovë do mbetët e shterrpë, përjetësisht, bashkë me dërdellisjet e “Gebellsit serb”, A. Vuçiqit dhe e kriminelëve të tjerë të Beogradit – apo, për të qenë bash bash korrekt – të kryeqytetit të krimit në Evropë.

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Aktivistja shqiptare,mes Europes:Shoqatat globaliste serbe te grave, s’njohin viktimat e dhunes seksuale te Kosoves.

Pas një konference në Bruksel për sigurine e shteteve me rastin e 10 Vjetorit të …