Ballina / Lajme / Kosovë / “Funksionimi i qeverisë me Listën Serbe nën mëshirën Beogradit”
Loading...

“Funksionimi i qeverisë me Listën Serbe nën mëshirën Beogradit”

Të shtunën pritet të mbahet seanca për votimin e kryeministrit të ri të vendit. Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq ka folur për votimin  e Qeverisë së re,  për të cilën ka thënë se vendimi do të merret pas konsultimeve me zyrtarët e lartë të Serbisë.

“Në lidhje me formimin e Qeverisë ne do të vendosim pasi që do të konsultohemi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Gjuriq”, ka thënë Simiq.

 Lidhur me varësinë e Qeverisë nga Lista Serbe, analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë se Lista Serbe është e krijuar nga Vuçiqi dhe normalisht që ata nuk bëjnë asnjë veprim pa marrë dritën jeshile nga Beogradi.
Image

Faik Krasniqi

Më tutje, ai ka thënë se mbijetesa e Qeverisë së Kosovës do të jetë në mëshirën e Listës Serbe dhe Beogradit.

Për krijimin e institucioneve ky koalicion do të ketë vota të mjaftueshme, por fuksionimi i saj do të ngelet në mëshirën e Listës Serbe për votimin e ligjeve. Që do të thotë se mbijetesa e kësaj Qeverie është në dorën e Beogradit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se kërkesat dhe privilegjet e Listës Serbe do të sjellin prishjen e koalicionit PANA dhe se me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe do të kërkojnë kompetenca ekzekutive sipas marrëveshjes të cilen e kishte nënshkruar ish kryeministri, tani presidenti Hashm Thaçi në Bruksel.

“ Lista Serbe do të kërkoj aq shumë privilegje për pakicën serbe, saqë prishja e koalicionit do të ndodh nga shumica shqiptare e kësaj Qeverie, sepse kërkesat e tyre do të jenë të mëdha gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vijim. Madje Asociacionin e Komunave me shumicë serbe do ta kërkojnë me kompetenca ekzekutive, ashtu siç ka qenë e nënshkruar nga ish kryeministri Thaçi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Në fund, Krasniqi ka thënë se Qeveria e re do të jetë e shantazhuar nga Beogradi.

“Me një fjalë kjo Qeveri në një farë mënyre do të jetë e shantazhuar nga kjo listë përmes Beogradit, prandaj një Qeveri me shumicë shqiptare do t’i bënte të pamundura kushtëzimet e panumërta të Listës Serbe”, ka përfunudar Krasniqi.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...