Ballina / Lajme / Bota / Fushata zgjedhore në Gjermani, Hahn dënon përzierjen e Turqisë
Loading...

Fushata zgjedhore në Gjermani, Hahn dënon përzierjen e Turqisë

Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn u shpreh se është e papranueshme përzierja e Turqisë në fushatën zgjedhore të vendeve të tjera.

Kjo deklaratë e Hahn erdhi si reagim ndaj thirrjes së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Erdogan u shpreh që diaspora turke në Gjermani të mos votojë për kancelaren gjermane Angela Merkel, CDU-në e saj, por as për SPD dhe Të Gjelbërit, duke thënë se këto parti janë kundër Turqisë.

Hahn i kërkoi vendeve anëtare të BE-së të shqyrtojnë “pasojat strategjike”.

Ai tha se bisedimet për hyrjen e Turqisë në BE, pas vendimit të vendeve anëtare të BE-së që të mos hapet ky kapitull, janë “de fakto” të ngrira. (BalkanWeb)

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...