Ballina / Lajme / Kosovë / Gani Bajraktari jep mësim në UP me specializime të kontestuara
Loading...

Gani Bajraktari jep mësim në UP me specializime të kontestuara

Fakte që tregojnë se mjeku Gani Bajraktari jep mësim në UP me specializime të kontestuara.

RTK ka gjetur fakte që tregojnë se mjeku Gani Bajraktari jep mësim në UP me specializime të kontestuara.

Bajraktari është njeri prej mjekëve që ka ngritur padi për mbi 240 mjekë specializantë, rastin e të cilëve e trajtoi Gjykata e Apelit, duke vendosur në favor të mjekut Bajraktari dhe të 4 kolegëve të tij. Në fakt, në UP edhe më herët janë raportuar raste të tjera të mësimdhënësve, specializimet e të cilëve janë kontestuar, por vijojmë sonte me rastin konkret që flet për një shqetësim serioz akademik në UP.

Mjekut Gani Bajraktari shume vite më përpara, përkatësisht ne vitin 2005 instancat e Universitetit të Prishtinës dhe edhe Ministria e Shëndetësisë  zyrtarisht siç shihet në dokumentacionin e siguruar të RTK ia kishin kontestuar specializimet kur ky i fundit aplikoi për të dhënë mësim në Fakultetin e Mjekësisë në Degën e Internos.

Këshilli i pavarur mbikëqyr dhe edhe senati iu përgjigjen z. Bajraktari se dy specializimet e tij të paraqitura në periudhën 93 deri në 97 janë të paqëndrueshme se në praktikat botërore në mjekësi nuk mund të kryhet dy specializime në të njëjtën kohë.

Në dokumentet e siguruara nga RTK shihet qartë se udhëheqja e UP në vitin 2005 ka shpërfillë udhëzimet duke e pranuar si ligjërues z. Bajraktari dhe në asnje rast nuk i mori parasysh edhe ankesat e mbi 90 për qind të ligjëruesve të Fakultetit të Mjekësisë.

Sot Bajraktari jep mësim në Degën e Internos dhe i njëjti ka muaj që nuk i përgjigjet RTK, edhe tani kur po raportojmë ai refuzoi të japë shpjegime për kontestimin e specializimeve të tij.

Këtë dyshim e ka paraqitur edhe vet Drejtori i SHSKUK-së, Cur Gjocaj i cili thotë se nuk don të besoj se dikush ka falsifikuar diçka por nëse ka raste te tilla atëherë tha ai e ftojmë prokurorinë të verifikoje gjendjen.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...