Ballina / Lajme / Kosovë / Gara e nxehtë me Ahmetin, ja si erdhi deri te kandidatura e Arban Abrashit për Prishtinën
Loading...

Gara e nxehtë me Ahmetin, ja si erdhi deri te kandidatura e Arban Abrashit për Prishtinën

Lidhja Demokratike E Kosovës tashmë mund ta ketë mundësinë që ta rikthej Prishtinën më kandidatin e propozuar Arban Abrashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendos që Arban Abrashin ta fut në garë për Prishtinën, këtë lajm e ka bëre të ditur për “Bota Sot” Agim Veliu nënkryetar i LDK-së.

“Tashmë është zyrtare se Arban Abrashi është kandidati i LDK-së i cili edhe do ta ketë përkrahjen e të gjithëve. S’ka emra tjerë është vetëm Arban Abrashi” ka thënë shkurt Veliu.

Para se të zyrtarizohej emri i Abrashit, kandidate potenciale për Prishtinën ishte deputetj Vjosa Osmani, e cila ishte e nominuar nga dega e  tretë, përkatësisht dega e Presidentit Rugova në të cilën bën pjesë edhe Arban Abrashi.

Abrashi merr mbështetje nga dega e Presidentit Rugova

Burime të gazetës “Bota sot”, brenda LDK-së kanë bërë të ditur se zyrtarizimi i kandidaturës së Abrashit ka ardhur vetëm pasi i njëjti ka marr garanci dhe mbështetje nga Dega e Presidentit Rugova që më herët kishte nominuar Vjosa Osmanin.  Sipas këtyre burimeve përfaqësues të degës së tretë së kanë shkuar të martën në selinë e LDK-së tek Qafa për t`i dhënë mbështetje kandidaturës së Abrashit. Sipas të njëjtave burime Deputetja Vjosa Osmani ka deklaruar se do të punojë që Abrashi të fitojë në garën për Prishtinën.

Ndryshe Arban Abrashi në legjislaturën e kaluar ka qenë ministër i Punës dhe Mirëqenies sociale punë për të cilën ka marrë mjaft lëvdata dhe ndryshime pozitive në këtë ministri.

Abrashi kundër kandidat serioz do ta ketë kryetarin aktual të Prishtinës Shpend Ahmeti i cili është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kurse nga radhët e AAK-së kundër kandidat do ta ketë Arbër Vllahiu, derisa Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar Lirak Çelajn për postin e të parit të Prishtinës.

Zgjedhjet lokale,  të cilat do të mbahen më 22 tetor pritet që të sjellin risi, sidomos në qytetet e mëdha, ku vetëvendosja ka marr përkrahje të madhe, ose në komunat ku PDK-ja mund të dështoj siç është rasti me komunën e Drenasit dhe Skenderajt. Elektorati e Prishtinës për vite me radhë kishte besuar në kandidatin e LDK-së, derisa Shpend Ahmeti arriti të fitojë në vitin 2013. Në këto zgjedhje LDK rikthehet më u fuqishme se kurrë me një kandidat mjaft të përgatitur dhe pa asnjë aferë korruptive Arban Abrashi.

Image

Mentor Tahiri

Foto galeri

Gara kundër Shpend Ahmetit

Abrashi në legjislaturën e kaluar kishte udhëhequr më MPMS e që doli se kishe qenë nder ministritë më se miri të udhëhequra.  Politologu Mentor Tahiri ka thënë se gati në të gjitha zgjedhjet e deritanishme lokale, qasja e strukturave të larta të LDK-së në raport me përzgjedhjen e kandidatit për Kryetar të Prishtinës, ka qenë mjaft konservatore dhe jofleksibile.

“Në të shumtën e rasteve nuk janë marrë parasysh kërkesat e elektoratit në njërën anë, po as trendët politik në anën tjetër. Sidoqoftë pamundësia e partive tjera për të krijuar elektorat stabil në Prishtinë, nuk ka lënë hapësirë që kjo qasje të përcjellët me pasoja të atypëratyshme. Por, pasojat u panë vetëm në zgjedhjet e fundit lokale, ku fitoi një subjekt politik i cili kësaj radhe nuk kishte elektorat të importuar nga komunat tjera”, ka thënë Tahiri.

Kështu, sipas Tahirit, nëse LDK synon seriozisht garën për Prishtinën, duhet të merren parasysh një serë elementesh që e dallojnë Prishtinën nga komunat tjera.

“LDK tani duhet t’i përshtatet rrethanave të reja të krijuara. VV ka krijuar një stabilitet elektoral në kryeqytet dhe do të ishte e pafalshme për LDK-në në raport me përkrahësit e saj, sikur të caktohej një kandidat i bazuar në kompromise të brendshme në parti. Përkundrazi, nëse LDK synon seriozisht garën për Prishtinën, duhet të merren parasysh një serë elementesh që e dallojnë Prishtinën nga komunat tjera” ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se, bëhet fjalë për një ambient politik shumë dinamik, me një vendimmarrje shumë të pavarur të moshave të reja.

“Andaj një kandidat i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, cilido që të jetë ai, duhet të jetë i pranueshëm edhe për shtresën e re të popullatës. Në përzgjedhjen e kandidatit të saj, LDK duhet të trajtoj edhe hartën elektorale të Prishtinës, në këtë drejtim duhet analizuar përse në zgjedhjet e kaluara LDK pësoi humbje të thellë në pjesën më shumë të urbanizuar në jug të qytetit. Prandaj është shumë me rëndësi që kandidati i ri të mos perceptohet si kandidat i një pjese të qytetit, sikurse në rastin e z. Beqiri i cili nga votuesit në lagje tjera mund të perceptohet si kandidat i Kodrës së trimave”, ka theksuar Tahiri.

Image

Albrim Badallaj

Foto galeri

Shmangia nga figurat e vjetra

Po ashtu, ai ka shtuar se kandidati i LDK-së për Prishtinën, duhet të transmetojë një imazh të një politikani të ri në moshë, modern në mendësi politike, dinamik dhe në përputhje me ambientin socio-kulturor që ka Prishtina si kryeqytet e që normalisht është Arban Abrashi.

Në lidhje më kandidimin e Arban Abrashit për kryetar të Prishtinës dhe mundësitë që i njëjti Abrashi mund ti ketë kundër kryetarit aktual Shpend Ahmeti, analisti Albrim Badallaj ka thënë se asnjë nga figurat e vjetra te LDK-se, të tej konsumuara, nuk mund t’a sfidojnë Shpend Ahmetin dhe ta rikthejnë Prishtinën.

“Figurat të cilat janë premtuese dhe që garantojnë fitore janë Arban Abrashi dhe Vjosa Osmani. Ky i pari për shkak të punës se mirë të bërë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies, si njëra nder ministritë më të suksesshme si dhe një figurë e pastër në aspektin politik. Arban Abrashi si figurë e pastër në politikë ka predispozita të mëdha që ta sfidojë Shpend Ahmetin, në garën për Prishtinën. Kjo për shkak të suksesit se tij në udhëheqje të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe sepse përfaqëson grupin e të rinjve të LDK-së, e cila duhet reformuar lidershipin më figura të tilla”, ka thënë Badallaj.

Abrashi përfaqëson vlera

Sipas tij, duke pas parasysh se Prishtina ka qenë bastion i LDK-së, më pak mund dhe me një figure që përfaqëson vlera, si Arban Abrashi, mund ta rikthejë Prishtinën, veçse në balotazh i duhen partner dhe përkrahje jashtë votuesve të LDK-së, pra nga partitë e tjera. Andaj, kandidimi i Abrashit është mese i qëlluar sepse kjo do bëjë që kryeqyteti të frymoj më lirshëm. I vetmi disfavor i Abrashit ndoshta është rreshtimi pro Mustafes dhe në këtë periudhë po shihet që ka një frymë të re, e cila dëshiron të distancohet nga ky ish-lidership i tej konsumuar. Sidoqoftë, LDK më Abrashin, i ka gjasat më të mëdha se me cilin do kandidat tjetër, që ta fitoj Prishtinën.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...