Ballina / Lajme / Kosovë / Gashi tregon se kush e solli Gjykatën Speciale
Loading...

Gashi tregon se kush e solli Gjykatën Speciale

Avokati Tomë Gashi, e konsideron si tejet të nevojshëm miratimin e ligjit antimafia në Kosovë. Gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, Gashi thotë një pjesë e prokurorëve më të shantazhuar të ashtuquajtur prokuror të emëruar nga “Klani Pronto” avancohen brenda ditës në instancat më të larta të prokurorive të Kosovës. Gashi ka folur për Gjykatën Speciale dhe mundësinë që e njëjta t`i zbardhë të gjitha vrasjet politike. Ai po ashtu ka komentuar edhe situatën politike në vend, duke thënë se, askund fituesit nuk fshihen, dhe nuk ikin nga Kuvendi ku janë deputet por triumfalisht dhe krenar shkojnë në Kuvend për ti themeluar institucionet.

Bota Sot: A duhet te rikthehet ligji për Gjykatën speciale në Kuvend për rishqyrtim? A mund ta trazoj skenën politike Gjykata Speciale, ashtu siç ka paralajmëruar avokati i njohur ndërkombëtar Gregor Guy Smith?

Tomë Gashi: Nëse të gjithë e dimë se kjo Gjykatë është formuar nga pa aftësia jonë, dhe bazamentin e ka raportin e z Dick Marty, nëse e dimë që në atë raport janë emëruar kinse shumë përgjegjës për krime monstruoze , atëherë Gjykata Speciale nuk ka kuptim të merret me persona të tjerë pa u marr me të gjithë apo me një  pjesë të atyre që janë përmendur si përgjegjës për këto krime të supozuara dhe të heqin një herë e përgjithmonë dilemat se a kanë ndodhur fare ato krime që ngritën në këmbë botën e civilizuar në krye me SHBA dhe shtetet tjera të BE-së apo jo?!Unë besoj se deputetet votuan që të kemi një Gjykatë të tillë kundër vetvetes. Dhe kjo Gjykatë do të duhej të jetë serioze, të merret seriozisht me pretendimet e krimeve të supozuara kinse edhe deri në heqjen dhe shitjen e organeve njerëzore dhe ta mbyll një herë e përgjithmonë këtë barrë që padrejtësisht e mban Kosova për shkak të paaftësive të përgjegjësve që këtë çështje të pavërtetuar edhe nga Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë në Hagë, edhe nga UNMIK-u edhe nga EULEX-I  ta mbyllin në territorin e Kosovës në Gjykatat tona,  por pse jo edhe tek prokurorët e huaj nga SHBA dhe BE që punojnë në EULEX. Por qëllimi i disave që përmendën në Raportin e Dick Martyt ishte që ata vet të mos akuzohen e çka ndodh me të tjerët dhe me Kosovën fare nuk u morën.

(Bota sot” )

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...