Ballina / Sport / Gazetari Piers Morgan zbulon bisedën private që kishte me Mourinhon për Wengerin
Loading...

Gazetari Piers Morgan zbulon bisedën private që kishte me Mourinhon për Wengerin

Gazetari i njohur britanik, Piers Morgan, ka zbuluar bisedën private që kishte me Jose Mourinhon gjatë verës, ku temë ishin Arsenali dhe Arsene Wenger.

Sipas tij Special One ka thënë se nuk ka ide pse Topçinjtë vazhdojnë ta mbajnë teknikun francez, por si kundërshtarë i tyre, ai është i lumtur për këtë vendim.

“Kam shumë shokë të mirë që e duan Arsenalin sikurse ju dhe ata janë të dëshpëruar ashtu si ti për klubin. Ata po vuajnë keq, është e tmerrshme t’i shikosh”, këto ishin fjalët që Mourinho ia ka thënë gazetarit të njohur duke qeshur, kurse përgjigjja e tij ishte:

“Si dreqi Arsene Wenger është ende në punë?”.

“Nuk e kam idenë, por shqepoj të qëndron edhe për një kohë të gjatë”, ia ka kthyer Mourinho.

Jose dhe Wenger njihen për raportet e tyre jo të mira gjatë viteve. /MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...