Ballina / Show Bizz / Muzike / Getinjo me skena ‘hot’ në klipin e ri “Mucho Dinero” (Foto)
Loading...

Getinjo me skena ‘hot’ në klipin e ri “Mucho Dinero” (Foto)

Reperi i njohur Getinjo sonte (e shtunë) do të publikojë klipin e tij më të ri me titull “Mucho Dinero”.

Ka disa ditë që përmes rrjeteve sociale ai ka publikuar imazhe të ndryshme nga klipi i tij i ri, të cilat në pamje të parë asocionin në festën e Halloweenit.

Mirëpo, në një prononcim për Telegrafin, reperi kishte rrëfyer se projekti i ri “Mucho Dinero” nuk përkon aspak me këtë festë.

“Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e këtij kripi. Xhirimet janë kryer të gjitha në Kosovë, por klipi nuk ka të bëjë me Halloween”, ka thënë Getinjo.

 Sido që të jetë, së fundmi ai publikoi një tjetër fotografi në llogarinë personale në Instagram, duke zbuluar kështu një nga skenat më ‘të nxehta’ të klipit.
Në fotografi, ai shfaqet i zhveshur pranë një modeleje duke i dhënë përqafim, teksa është i trukuar në fytyrë.

Labeli i tij, udhëhequr nga Zzap dhe Chriss bënë të ditur se “Mucho Dinero” do ta ketë premierën sonte në orën 18:00. /

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë: “ESKALATION” Super projekti muzikor nga PADRE (Foto-Video)

Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj …

Loading...