Ballina / Show Bizz / Gigi Hadid shfaqet joshëse në setin fotografik për Krishtlindje (Foto)

Gigi Hadid shfaqet joshëse në setin fotografik për Krishtlindje (Foto)

Gigi Hadid është një nga modelet më në zë të momentit.

Dhe kjo jo vetëm për debutimet e saj në pasarela, por edhe për qëndrimin e saj ndaj fenomeneve të ndryshme siç është edhe të pranuarit e vetes ashtu siç je.

Më herët gjatë kësaj jave Gigi në fotot për kalendarin “Love” na tregoi aftësitë në boks, por vazhdon të mbajë veshjen sportive dhe për festimet e pushimeve në New York, si pjesë e punës së saj si ambasadore e Reebok.

Modelja 22-vjeçare mjaft seksi shfaqet me veshjet e firmës dhe një kapuç Babagjyshi të personalizuar.

“Unë i shkruaj kartolinat vetë çdo Krishtlindje. Gjithmonë i kujtoj kartolinat të shkruara me dorë. Mbaj çdo të tillë që më dërgon kushdo, dhe kanë mjaft domethënie për mua”, ka thënë Gigi.

Gigi ishte protagoniste e datës 11 dhjetor në kalendarin e revistës “Love”, ku shfaqej e veshur me koleksionin e saj të veshjeve sportive, ndërsa ushtrohet me një elasticitet për t’u pasur zili. /MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Njihuni me 5 shqiptarët finalistë në ‘Miss & Mister Suisse Francophone 2019’

Si racë e bukur që jemi ne pushtojmë gjithë botën, madje edhe eventet e bukurisë …