Ballina / Lajme / Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në rrethinën e Gostivarit
Loading...

Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në rrethinën e Gostivarit

 Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit Koritë të Gostivarit, speleologë kanë gjetur eshtra njeriu, pjesë të një granate të aktivizuar, pushkë gjahu dhe rroba të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sendet e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë, pas së cilës do të dihet nga cila kohë janë ato dhe si janë gjetur në atë shpellë.

Sipas Ministria për Punë të Brendshme gjetja e speleologëve është paraqitur pardje, më 18 gusht, në orët e pasdites.

Nga MPB-ja informojnë se kryetari i klubit të speleologëve “Korabi” ka paraqitur se ditën paraprake derisa kanë bërë hulumtime në shpellë – në thellësi rreth 20 metra, në vendin e quajtir ‘Çavkarnik’ në fshatin Koritë, kanë vërejtur pjesë nga disa kafka dhe një granatë të pashpërthyer.

Pas këtij denoncimi në polici, është informuar edhe prokurori publik, i cili ka urdhëruar të bëhet kontroll, që është kryer dje, nga ana e zyrtarëve policorë, përfaqësuesve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe nga Sektori për antiterrorizën pranë DSK Gostivar.

Pas kontrollit në fundin e shpellës sendet e gjetura janë fotografuar dhe janë dërguar për ekspertizë.

/TetovaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...