Ballina / Lajme / Bota / Gjendet i vdekur ambasadori i Rusisë në Sudan
Loading...

Gjendet i vdekur ambasadori i Rusisë në Sudan

Ambasadori i Rusisë në Sudan, Mirgayas Shirinskiy, është gjetur i vdekur në pishinë në shtëpinë e tij në Khartoum, të mërkurën, ka bërë të ditur policia sudaneze.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar mbytjen e Shirinskiyt në ujë, ndonëse dihet se ai kishte probleme me tensionin e lartë të gjakut, ka thënë një zëdhënës për Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ministria e Jashtme e Sudanit i ka shprehur ngushëllime Rusisë për vdekjen e ambasadorit, nëpërmjet një telegrami, teksa ka lavdëruar përpjekjet diplomatike të Shirinskiyt.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...