Ballina / Lajme / Shqipëri / Gjendet një 26 vjeçar i vdekur në lum
Loading...

Gjendet një 26 vjeçar i vdekur në lum

Në një kanal të ujit është gjetur pa shenja jete një i ri 26 vjeç, ku sipas dokumenteve të gjetura kuptohet se viktima është R. B nga fshati Barbukkush i Shkodrës.

Sipas policis në trupin e viktimes nuk ka shenja dhune. Ndërsa trupi i 26 vjeçarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal  në Shkodër. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë:

Me datë 03.12.2017 në orën 12:50, në fshatin Barbullush Shkodër, është gjetur nga kalimtaret në një kanal kullues, trupi i pajetë i një personi i seksit mashkull. Menjëhere në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se viktima është shtetasi R.B. 26 vjeç, banues në Barbullush, i cili është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga kqyrja paraprake mjeko – ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm. Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë. Pritet ekspertiza e plotë mjeko ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

/MegaPress.al/

Shikoni gjithashtu

Policia shqiptare konfiskojnë 63 kg kokainë të gjitha pakot kan një kod të veçantë

Policia shqiptare në një konferencë për media ka treguar se dje kan konfiskuar 63 kg …