Ballina / Lajme / Gjykata Supreme e Maqedonisë kërkon rigjykim për rastin “Monstra”
Loading...

Gjykata Supreme e Maqedonisë kërkon rigjykim për rastin “Monstra”

Gjashtë muaj pasi u formua qeveria e re e Maqedonisë, filluan të bëhen ndryshime. Jo vetëm në infrastrukturë apo shëndetësi, por ka filluar të zbulohen edhe krimet e ish udhëheqësve të Maqedonisë.

Zaev me muaj të tërë ka paralajmëruar se do publikohet gjithçka edhe për rastet që kanë të bëjnë me shqiptarët, si rasti i vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc i quajtur “Monstra”, rastin e ekzekutimit të komandantit të njohur të UÇK-së, Harun Aliu alias ish-komandant Kushtrimi, por edhe raste tjera skandaloze që kanë të bëjnë me funksionarë shtetëror, kryesisht ministra dhe zyrtarë të tjerë shqiptar, për vepra dhe raste korruptive kriminale.

Gjashtë shqiptarët të cilët ishin akuzuar me burgim të përjetshëm me 1 maj 2012 se kishi kryer një atentat kundër pesë maqedonasëve,  Aleksandar Nakevski, 18 vjeç, Cvetanço Acevski, 19 vjeç, Filip Slavkovski, 20 vjeç dhe Kire Triçkovski, 21 vjeç, që të gjithë nga fshati Radishan Borçe Stefanovski, 45 vjeç nga fshati Creshevë.

Por, tani Gjykata Supreme e Maqedonisë ka kërkuar rigjykim për gjashtë shqiptarët. Sipas familjarëve akuza ndaj tyre që në fillim ishte e kurdisur, ndërsa për  gjashtë shqiptarët Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta ka lindur një shpresë, se fajtorët e vërtetë do të dalin para drejtësisë dhe do të paguajn krimin që e kan bërë.

Me vendimin e Prokurorisë së Gjykatës Supreme  për rigjykim në rastin Monstra, kuptohet se akuzat ndaj gjatë shqiptarëve ishin të montuara.

 

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...