Ballina / Lajme / Bota / Gruaja dënohet me burg të përjetshëm, papagalli ‘merret’ dëshmitarë (VIDEO)
Loading...

Gruaja dënohet me burg të përjetshëm, papagalli ‘merret’ dëshmitarë (VIDEO)

Një grua nga Miçigani është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e burrit të saj në një krim të dëshmuar qartë nga papagalli i përkëdhelur i burrit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Glenna Duram, 40 vjeçe, e cila lajmin e dënimit e mori vesh pasi një juri e gjeti atë fajtor për vrasje të shkallës së parë.

Po sipas mediave, 44-vjeçari Martin Duram u qëllua pesë herë në maj të vitit 2015.

Glenna Duram pësoi një plagë në kokë në atë që prokurorët thanë se ishte një përpjekje vetëvrasëse, por mbijetoi.

Ish-gruaja e Martin Duram, Christina Keller, ka thënë se pas vrasjes, papagalli i përkëdhelur, Bud, përsëriti fjalët “mos qëllo” duke e bërë zërin si të Martin Duram.

E Keller, bëhet e ditur se ka marrë edhe pronësinë e zogut pas vdekjes së Martin Duram.

/TetovaSot/
Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...