Ballina / Sport / Habit Panucci: Edhe mund ta kishim humbur ndeshjen
Loading...

Habit Panucci: Edhe mund ta kishim humbur ndeshjen

Trajneri i Shqipërisë, Christian Pannuci, e ka cilësuar rezultat të drejtë barazimin ndaj Maqedonisë.

Ai u shpreh për TVSH se ekipi kishte vuajtur meqë lojtarët nuk kishin qenë në maksimumin e tyre meqë nuk luajnë me skuadrat përkatëse.

“Edhe mund ta kishim humbur ndeshjen dhe të pësonim golin e dytë, ditëm të vuanim, luftuam si shqiptarë të vërtetë. Në fund doli një rezultat që e mendoj të drejtë”, tha Panucci pas ndeshjes.

“Kemi vuajtur fizikisht se ishin 4-5 lojtarë që nuk ishin më në gjendje që të përballonin situatën. Mos harroni që kemi lojtarë që nuk luajnë me skuadrat e tyre”.

“Alioski? Është një lojtar i mirë por na rrezikuan vetëm më goditje standarde.

Ndaj Spanjës dhe Italisë do të luajmë me dëshirë, në futboll do të mundohemi të ndryshojmë historinë”, u shpreh ai. /albeu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...