Ballina / Lajme / Kosovë / Halil Matoshi thotë se Kurti po do përmbysjen e rendit kushtetuese
Loading...

Halil Matoshi thotë se Kurti po do përmbysjen e rendit kushtetuese

Halil Matoshi i AAK’së thotë se është kandidati i VV’së për Kryeministër ai që e do përmbysjen rendit kushtetues në vend.

 Ish-kandidati për deputet i Aleancës Kosova e Re, Halil Matoshi thotë se është Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk kanë hequr dorë nga përmbysja e rendit kushtetues në Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Matoshi tha se VV ‘thirrja e Kurtit për me zgjedh një kryetar Kuvendi sipas dëshirës së tij, është thirrje për përmbysje të rendit.

Shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kane heqë dorë nga përmbysja e rendit kushtetues

“Gjykata është e varur nga Kushtetuta, dhe jo Kushtetuta nga Gjykata, andaj interpretimet e saj mund të përmbysen gjithnjë. Pikërisht kështu në secilin vend të botës jurisprudenca evoluon dhe korrigjon gabimet e të shkuarës. Sidomos në një rast kaq të rëndë sa ky i yni, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës kanë detyrën, e jo thjesht të drejtën, që të mos e marrin parasysh atë interpretim të gabuar dhe të ndjekin kuptimin e vërtetë të Kushtetutës”, shkruan Kurti.

Derisa dihet se Gjykata Kushtetuese asht instanca ma e naltë dhe e fundit e interpretimit të Kushtetutes ne nji rend demokratik, secili verdikt i saj asht perfundimtar dhe vlen si precedent per nji kontest jurdik dhe nuk mundet me u ndryshu perpos me amandamentimin e Kushtetutes dhe ndryshimin e saj me 3/4 e votave te Kuvendit plus vota e dyfishte e komuniteteve joshumice!

Kerkesa e Kurtit per me e zgjedh nji kryetar Kuvendi simas deshires se tij, asht thirrje per permbysjen e rendit jurdik dhe kushtetues te Kosoves!

/lajminet/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...