Ballina / Lajme / Kosovë / Haliti: Numrat i kemi, Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit

Haliti: Numrat i kemi, Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit

Nënkryetari i PDK’së Xhavit Haliti, ka folur për zhvillimet e fundit.

Haliti ka thënë se koalicioni i ka numrat dhe më 24 gusht kur edhe është caktuar seanca konsultative, do të zgjidhet Kadri Veseli kryeparlamentar, pasi nuk kanë tjetër emër.

“Ne e kemi propozu Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Deklaratën e Albin Kurtit nuk e kam lexu, nuk di kush çka bën aty, por ne nuk kemi diskut për asnjë kandidat tjetër dhe nuk ka ndonjë vendim tjetër. I kemi votat e mjaftueshme, dhe askush nuk ka nevojë të shkojë me alternativa”, ka thënë ai për lajmi.net.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …