Ballina / Lajme / Kosovë / “Halmed” i Kroacisë vlerëson se produkti “Gensulin” i plotëson standardet
Loading...

“Halmed” i Kroacisë vlerëson se produkti “Gensulin” i plotëson standardet

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) përmes një njoftimi për opinionin bën të ditur se ka marrë rezultatet e analizave të produktit “Gensulin M 30” dhe “Gensulin R” nga Laboratorin për Cilësi i Agjensionit Kombëtar të Produkteve dhe Pajisjeve Mjekësore “Halmed” Zagreb-Kroaci, të cilat u dërguan kohë më parë për analiza, pas disa shqetësimeve të ngritura lidhur me këtë produkt nga disa endokrinologë kosovarë, kryesisht në media, për, siç konsideronin ata, “efekte jo adekuate të produktit Gensulin”, transmeton Koha.net.

Sipas rezultateve zyrtare të analizave të bërë për disa mostra të këtyre dy produkteve, të cilat Laboratori Zyrtar për Cilësi “Halmed” ia ka përcjellë AKPPM-së, rezulton se parametrat e analizuar të “Gensulin M 30” dhe “Gensulin R” (vizualiteti, pastërtia, Ph, identifikimi i HPLC, përmbajtja e HPLC, steriliteti, endotoksinat bakteriale, etj.) u përgjigjen të gjitha specifikave të deklaruara për parametrat e analizuar të këtyre dy produkteve, përkatësisht rezultatet janë brenda standardeve të parametrave të analizuar.

Siç dihet, mostrat e produktit “Gensulin” u dërguan në qershor nga Inspektorati Farmaceutik i MSh-së dhe AKPPM, për analizë në Zagreb, me qëllim që qytetarët, publiku dhe në veçanti pacientët me diabet të sigurohen se MSh ka ndërmarrë masa për të siguruar që ilaçet që përdoret t’i plotësojnë standardet e cilësisë.

Duke informuar për rezultatet e këtyre analizave, ashtu siç ishte premtuar me rastin e dërgimit të mostrave në Zagreb për testim, Ministria e Shëndetësisë rithekson faktin se interesi kryesor i saj mbetet ruajtja dhe përparimi i shëndetit të pacientëve dhe transparenca në çdo rrethanë, thuhet në fund të njoftimit.

/KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...