Ballina / Lajme / Kosovë / “Haradinaj dhe PAN kanë projektuar vrasjen politike e morale të Teuta Rugovës”
Loading...

“Haradinaj dhe PAN kanë projektuar vrasjen politike e morale të Teuta Rugovës”

Deklarata e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ku ai sulmon mediat të cilat sipas tij, “po komprementojnë të vërtetën e mbështetjes që familja Rugova i ka dhënë Ramush Haradinajt për kryeministër”, ka nxitur reagime të shumta, madje nga shumë zyrtarë, kjo është parë si presion ndaj deputetes Teuta Rugova.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka thënë se ka “respekt të pafund” për guximin e deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, e cila siç ka theksuar ai, “bëri babai i saj para 13 vitesh”.

“Unë mund t’iu them se unë e filanat e fistekët që janë zënë në gojë, këtë gjë e kemi marrë vesh nga mediat. Kaq kemi qenë të përzier më lëtë process.  Po “rrena e marrja, hala nuk e kanë çelë varrë kërkënd në këtë vend”! Veç vazhdoni se një ditë do të turpëroheni nga fjalët e rrenat tuaja, sepse unë kam punë më të mençur , se sa të merrem me denoncimin e shpifjeve. Respekt të pafund për guximin e Teutës që bëri të njëjtin veprim që bëri babai i saj para 13 vitesh”, ka shkruar ai.

(“Bota sot”)

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...