Ballina / Lajme / Kosovë / Haradinaj jep detaje për seancën e ardhshme të Kuvendit
Loading...

Haradinaj jep detaje për seancën e ardhshme të Kuvendit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tha se janë në përpjekje që seanca e ardhshme për ta zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit të mbahet në fund të kësaj jave ose javën tjetër, e që, sipas tij, të mos e ketë epilogun e seancës së kaluar.

“Përgatitjet janë në fazën finale për një qeveri gjithëpërfshirëse me bazë më të gjerë. Nuk jap saktësi me kë jemi për marrëveshje, por për mua çdo gjë do të zgjaste dy javë”, tha Haradinaj.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e gjithë spektrit politik.

Haradinaj porositi se “koha është e vlefshme dhe koha që humbet është zor të fitohet”.

“Na presin shumë punë. Çdo gjë s’do të shkojë lehtë. Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në vend. Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm temë e PAN-it. S’më vjen mirë që po vonohemi më shumë”, tha Haradinaj.

Kandidati për kryeministër ka prezantuar katër kandidatët e partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetarë të komunave, në Lipjan, Kamenicë, Kaçanik dhe Viti.

Ata janë Fitim Selimi, Faton Jakupi, Hajrush Kurtaj dhe Faruk Nura.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...