Ballina / Lajme / Kosovë / Haradinaj: Kompensimit mujor prej 230 euro, për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës
Loading...

Haradinaj: Kompensimit mujor prej 230 euro, për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Në ditët e para të qeverisjes, kemi marrë vendim për shumën e kompensimit mujor prej 230 euro, për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Kjo është më e pakta që shteti ka mundur të bëjë në mbështetje shtetërore për këta persona shpirtërisht dhe fizikisht të lënduar.

Kjo kategori e shoqërisë, e stigmatizuar, ka mbetur për një periudhë të gjatë kohore pa përkrahjen dhe ndihmën tonë.

Sot po fillon procesi i vështirë i identifikimit dhe i verifikimit formal të viktimave nga komisioni profesional qeveritar.

Kam kërkuar nga të gjithë të përfshirët në këtë proces, që të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e mandatit human që kanë marrë përsipër.

Unë besoj që ky proces do të shkojë mbarë – të jetë kredibil dhe serioz. Ka thënë z. Ramush Haradinaj.

/MegaPress.AL.

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...