Ballina / Lajme / Kosovë / Haradinaj: Shumë shpejt do të ketë qartësi për qeverinë
Loading...

Haradinaj: Shumë shpejt do të ketë qartësi për qeverinë

Mandatari për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, është pyetur nëse nga një shtatori do të jetë kryeministër i vendit.

Por, ai nuk ka preferuar të flasë me data. Megjithatë, ka paralajmëruar një qartësim të pozicioneve politike brenda një periudhe të shkurtër kohore duke mos specifikuar për çfarë qartësimi i bëhet fjalë.

“Arsyeja pse mori më shumë kohë krijimi i institucioneve është se ishim të interesuar për një bazë ma të gjerë jo vetëm numerikisht më 61 vota, por bazë më të gjerë. Tash jem në fazën finalë edhe besoj se nuk shkon shumë kohë dhe fillojmë më punë. Mendoj se një qartësi politike do të vije shumë shpejt. Implementimi mund të marrë më shumë kohë. Por, mendoj se një qartësi politike do të vijë shumë shpejt”, ka thënë Haradinaj në konferencën e AAK-së për media./Indeksonline/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...