Ballina / Lajme / Kosovë / Haradinaj takon delegacionin e BERZH-it
Loading...

Haradinaj takon delegacionin e BERZH-it

Kryeministri z. Ramush Haradinaj orë më parë ka pritur në një takim një delegacion të BERZHIT, të kryesuar nga zëvendës presidenti z. Pierre Heilbronn. Gjatë këtij takimi kan biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve që do të zhvillohen në të ardhmen, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Potimi i plotë

Prita në takim një delegacion të BERZH-it, të kryesuar nga zëvendëspresidenti, Pierre Heilbronn, i cili shoqërohej nga Charlotte Ruhe, drejtoreshë e Bankës për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Oleg Levitin, zëvendësdrejtor për Qeverisje dhe Çështje Politike, si dhe Anca Ioana Ionescu, shefe e zyrës së BERZH-it në Kosovë, të cilët i falënderova për mbështetjen që BERZH-i i ka dhënë Kosovës në realizimin e projekteve të ndryshme.
Me zëvendëspresidentin Heilbronn diskutuam mbi investimet e deritashme të BERZH-it në Kosovë si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve që do të zhvillohen në të ardhmen.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...