Ballina / Lajme / Kosovë / Haradinaj:Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqime të argumentuara
Loading...

Haradinaj:Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqime të argumentuara

Seancen e sotme Ramush Haradinaj e sheh si një hap pozitiv për vendin. Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqimi të argumentuar, ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës. Kryetarit të Kuvendit, zotit Kadri Veseli dhe të gjithë nënkryetarëve, iu uroj sukses në detyrën që kanë marrë.

Postimi i plotë:

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, është një lajm i mirë për vendin. Për më tepër është një zhvillim pozitiv në përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e qershorit 2017.

Unë besoj fuqishëm që Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqimi të argumentuar, ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës. Poashtu jam i bindur se Parlamenti i Kosovës, do të jetë institucioni që do të luaj rol vendimtar në zgjidhjen e çështjeve jetike për vendin, duke shpresuar se deputetët do të jenë unik, posaçërisht në temat e interesit nacional shtetëror.

Kryetarit të Kuvendit, zotit Kadri Veseli dhe të gjithë nënkryetarëve, iu uroj sukses në detyrën që kanë marrë, i bindur se puna dhe përgjegjësitë e tyre do të jenë në pëputhje të plotë më demokracinë parlamentare në vend.

RH

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...