Ballina / Lajme / Kosovë / Hashim Thaçi do t’i fus prapa grilave të gjithë
Loading...

Hashim Thaçi do t’i fus prapa grilave të gjithë

Premtimet e koalicionit PAN për kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli se do të behet president i Republikës se Kosova sapo ti përfundoj mandati presidentit aktual, duke se do të mbesin veç premtim për Pacollin dhe që asnjëherë nuk do të mund të realizohet.

Koalicion PAN, e ne veçanti Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri më tani shumë herë ka treguar se mbi të gjitha e ka interesin personal dhe aspak atë shtetëror. Premtimet për Pacollin se pas dy viteve do të mund të behet president sapo Hashim Thaçit ti skadoj afati shihet më skepticizëm dhe në këtë rast thuhet se PDK po e përdor si gjithmonë AKR-në, ashtu siç e përdori edhe ne vitin 2011 kur Behgjet Pacolli u zgjedh president i vendit po u rrezuar nga Gjykata Kushtetuese ai vendim vetëm pak ditë më vonë.

Muhamet Kelmendi profesor i se drejtës kushtetuese ka thënë për “Bota sot” se lufta e Behgjet Pacollit është që të behet president i vendit por që nuk do ta arrijë sepse nuk ka vota.

“Lufta e Behxhet Pacollit është që të behët president, por ka edhe qëllime të tjera. Po atë nuk mund të arrijë sepse nuk ka vota, atë te kryeministrit. Ju e dini edhe para disa legjislaturave që është zgjedhur president. Nuk u be dhe u largua. Tash Pacolli po përpiqet të arrij maksimumin e mundshëm. Në koalicion më PAN-in u pa se ai ka vetëm tre vota, pasi z Sejdiu, iku nga AKR-ja, ndërsa pritet ti merr katër ministri dhe një zëvendëskryeministër” ka thënë Kelmendi.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...