Ballina / Sport / Hasi ndihmon Skënderbeun, i merr Partizanit të Beogradit sulmuesin kryesor
Loading...

Hasi ndihmon Skënderbeun, i merr Partizanit të Beogradit sulmuesin kryesor

Sulmuesi kryesor i PartizanitBeogradit, Urosh Xhurxheviç, mund të shkojë tek Olimpiakos. Lojtari, i marrë falas nga serbët një vit më parë prej Palermos, shpërtheu sezonin e shkuar duke gjetur 24 herë rrjetën. Edhe këtë edicion ai e nisi mbarë, pasi shënoi 3 gola në 4 javë, por vlerat e tij i tregoi duke realizuar 2 gola dhe një asist në Hungari ndaj Videoton.

Fitorja me shifrat 4- 0 i dha grupet e Ligës së Europës Partizanit. Por, tashmë serbët po e humbasin yllin e tyre 23-vjeçar. Dhe Skënderbeut “nderi” i vjen nga Besnik Hasi, pasi sulmuesi në fjalë do të bashkohet me të në Pire, raporton Panorama. Sipas mediave serbe, marrëveshja me lojtarin është arritur tashmë.

Zgjedhja e Xhurxheviçit është kushtëzuar edhe nga fakti që dëshiron të mos shkojë shumë larg Beogradit, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë, ndaj Olimpiakosi është zgjedhja e duhur. Këta të fundit do të paguajë rreth 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e Xhurxheviçit. Blerje kjo që “dobëson’ rivalët e bardhekuqve. /albeu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...