Ballina / Lajme / Kosovë / Haxhiu: Bechtel Enkes kompania e cila i trajton punëtoret sikur të ishin skllevër
Loading...

Haxhiu: Bechtel Enkes kompania e cila i trajton punëtoret sikur të ishin skllevër

Deputetja e LVV -je, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi që ka ndërruar jetë një punëtor i ” Bechtel Enkes” në  vendin e tij të punës.

Zonja Haxhiu ka shkruar se ” Humbja e jetës në vendin e punës është bërë normale dhe çdo jetë e humbur po kalon në harresë. Qeveria e cila nuk brengoset për nivelin e lartë të papunësisë e varfërisë, nuk shqetësohet as për të drejtat e të punësuarve dhe hesht e nuk vepron as kur dikush nga ta humbet jetën. Qeveria nuk interesohet për jetën e qytetarit”. Ka postuar në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë

Edhe sot paska humbur jetën në vendin e punës një punëtor i Bechtel Enkes. Kjo kompani i trajton punëtoret sikur të ishin skllevër: me paga të vogla, me mungesën e kushteve për punë e me shkelje të të drejtave. Ndërkohë kjo kompani është favorizuar vazhdimisht nga Shteti.

Humbja e jetës në vendin e punës është bërë normale dhe çdo jetë e humbur po kalon në harresë. Qeveria e cila nuk brengoset për nivelin e lartë të papunësisë e varfërisë, nuk shqetësohet as për të drejtat e të punësuarve dhe hesht e nuk vepron as kur dikush nga ta humbet jetën. Qeveria nuk interesohet për jetën e qytetarit.

Janë dhjetëra punëtorë që kanë humbur jeten ne vendin e punës dhe askush, asnjëherë, nuk dha përgjegjësi. Inspektoriati i Punës duhet sa më parë të sjellë raport në Kuvend, në lidhje me vdekjet e punëtorëve në kompaninë Bechtel Enka dhe në kompanitë e tjera. Kuvendi urgjentisht duhet të merret me ketë çeshtje.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...