Ballina / Lajme / Kosovë / Haziri: Pacolli në PAN, i vdekur politikisht (Video)
Loading...

Haziri: Pacolli në PAN, i vdekur politikisht (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë një interviste në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ka thënë se në rast që partneri i tyre, AKR, kalon në koalicionin PAN, atëherë ata do të jenë “të vdekur politikisht”.

Megjithatë, Haziri thotë se kreu i këtij subjekti politik, Behgjet Pacolli, po i përmbahet koalicionit me LDK-në.

“Nuk besoj që ka asnjë vullnet dhe asnjë motiv që ai të bëjë ‘salto mortale’ në politike, i bije që politikisht, pra veprimi politike që e kthen gjendjen në të kundërtën, por që politikisht mund të quhet veprim vdekjeprurës. Edhe ‘Alternativa’ e ka njëjtë, edhe LDK e ka njëjtë, nuk është vetëm për AKR-në”, tha ai.

Haziri ka theksuar se në momentin e parë që Presidenti ia jep të drejtën partive opozitare, ata do të sigurojnë një shumicë shqiptare.

Ai ka thënë se do të sigurojnë një qeveri me shumicë të plotë shqiptare.

“Jo 61, por 71 deputetë, për me marrë mandatin e Qeverisë. Në momentin që Presidenti do të na jap mandatin, ne do t’i kemi 71 deputetë”, ka theksuar Haziri. /RTV Dukagjini/MegaPress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …