Ballina / Lajme / Bota / Heshtja e Big Benit shkakton polemika në Britani
Loading...

Heshtja e Big Benit shkakton polemika në Britani

Big Beni i heshtur përgjatë katër viteve? Vonesa për restaurimin e këmbanës së njohur londineze, “treguesja e kohës për kombin”, ka shkaktuar një mini-krizë dhe ndërhyrjen e kryeministres, Theresa May.

“Nuk është normale që Big Ben të heshtë për katër vjet”, është shprehur e indinjuar kryeministrja britanike në një vizitë në Portsmouth.

Ndërkohë që negociatat për Brexit kanë zënë pjesën më të madhe të axhendës, është kjo çështje trashëgimore, kthyer në shqetësim kombëtar që ka shkaktuar reagimin e kryeministres britanike, Theresa May.

Ajo u ka kërkuar zyrtarëve të Dhomës së Komuneve që të rifillojnë menjëherë kalendarin e punimeve, me qëllim që të mund të dëgjojnë Big Benin këto katër vitet e ardhshme.

Deklaratat e saj i janë shtuar atyre të disa zgjedhësve, që kanë protestuar për mosfunksionimin e një prej emblemave të vendit.

Restaurimet e mekanizmit të orës si dhe të kullës Elizabeth që e mban, ishin miratuar nga një votim i parlamentarëve. Por kohëzgjatja e heshtjes së detyruar nuk u saktësua në atë kohë.

Përballë këtyre reagimeve të ashpra, Parlamenti ka publikuar një komunikatë zyrtare për të njoftuar se do ta rishikojë këtë vendim, përcjell Atsh.

“Përsa i përket shqetësimeve të shprehura nga një numër deputetësht, komisioni i Dhomës së Komuneve do të rivlerësojë kohëzgjatjen gjatë të cilës këmbanat do të qëndrojnë të heshtura”, theksoi një zëdhënës.

“Tingujt” e Big Ben do të bëhen pjesë e jetës parlamentare dhe do të sigurohemi që ato të rikthehen në rolin e tyre të treguesit të kohës së kombit”, shtoi ai.

/Express/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...