Ballina / Lajme / Kosovë / Hetimet vazhdojnë, prej vitit 1999 e këndej
Loading...

Hetimet vazhdojnë, prej vitit 1999 e këndej

Sulmet ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dita ditës po marrin përmasa shqetësuese. Të hënën, në pikë të ditës është sulmuar Vitore Stavicleci, bashkëshorte e Ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavilecit. Personat e dyshuar për rastin janë në kërkim nga Policia e Kosovës. Kjo e fundit, ka deklaruar se hetimet vazhdojnë. “Hetimet vazhdojnë”, është retorika boshe për shumë raste të sulmeve e madje edhe të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës.

Vitorja, para se të jetë gruaja e një ministri është qytetare e Kosovës. Rasti i rrahjes së saj, dëshmon se sa e brishtë është gjendja e sigurisë në vend, ani pse nga institucionet deklarohet vazhdimisht se nuk ka asgjë për t`u shqetësuar.

Brenda dy javësh, kanë ndodhur tre sulme, rrahje fizike ndaj qytetarëve të Kosovë e që nuk janë zbardhur ende tërësisht.

Madje, këtyre rasteve u janë dhënë edhe ngjyrime politike. Partia Demokratike e Kosovës, nuk hezitoi të akuzonte Lëvizjen Vetëvendosje për sulmin ndaj Vitore Stavilecit, derisa Policia nuk e ka thënë fjalën e saj, se kush mund të jenë të dyshuarit.

Përderisa nuk ka asgjë konkrete nga hetimet e policisë lidhur me rastin, do të ketë akuza e kundër akuza dhe rasti do të vazhdojë të shfrytëzohet politikisht.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...