Ballina / Lajme / Kosovë / Hoxha: Kryesit e krimeve të luftës ndaj shtetasve të Kosovës duhet të ndëshkohen
Loading...

Hoxha: Kryesit e krimeve të luftës ndaj shtetasve të Kosovës duhet të ndëshkohen

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, ka pritur në takim këshilltarin e lartë të Zyrës Global Criminal Justice me seli në Uashington, Ari Bassin, me të cilin diskutoi për çështjen e krimeve të luftës.

Ministrja Hoxha, e njohu këshilltarin Bassin me të arriturat në lëmin e drejtësisë për çështjen e krimeve të luftës, kompensimin e viktimave të krimit, angazhimin e vazhdueshëm në këtë drejtim si dhe ndihmën e pakursyer nga ShBA për këto çështje, njofton kumtesa, përcjell “Zeri.info”.

“Vendi ynë, ka ende plagë të hapura, jo vetëm për shkak të mosndëshkimit të planifikuesve të krimit dhe ekzekutuesve të krimeve monstruoze gjatë Luftës së fundit në Kosovë nga forcat militare e paramilitare serbe, por edhe çështjen e të pagjeturve dhe kompensimi i viktimave të krimit”, theksoi ministrja Hoxha, duke theksuar se kjo çështje mbetet sfidë për organet e drejtësisë kosovare.

/zeri.info/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...