Ballina / Lajme / Kosovë / I jepet lamtumira e fundit ish kryeministrit, Bajram Rexhepi
Loading...

I jepet lamtumira e fundit ish kryeministrit, Bajram Rexhepi

Me nderime te larta shtetërore, qytetarë nga Mitrovica dhe Kosova, sot pasdite i dhanë lamtumirën e fundit kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi në varrezat e fshatit Shipol.

Kryetari i PDK-së  Kadri Vesli me këtë rast tha sot janë këtu për t’u ndarë nga një njeri të madh si ish kryeministër.

“Kemi humbur njeriun i cili veshi uniformën e UÇK-së për shërimin e tyre si kirurg. Duhet të ndiqet ky shembull i Rexhepit për të çuar vendin përpara. Sa herë të flitet për emrin e tij do të flitet edhe për Mitrovicën. Nga sot Rexhepi është monument i shtetit të Kosovës”, tha Veseli.

Agim Bahtiri kryetar i Mitrovicës tha në ceremoninë e varrimit të Rexhepit se Rexhepin e ka njohur në kohërat më të vështira si mantel bardhë.

“Rexhepi ishte një njeri që ka dëshiruar lirinë dhe bashkimin e këtij vendi”, tha Bahtiri.

Ai shtoi se ndër atributet e tij Rexhepi ishte edhe njeri i unitetit, i cili bëri shumë për vendin.

“Rexhepi e deshi Mitrovicën i ndihmoi edhe mitrovicasve si kirurg, për ushtarët e lirisë dhe qytetarët e saj”, tha kryetari i Mitrovicës.

Bahtiri propozoi që  rruga nga liqeni akumulues t’i vihet emri ‘ Bajram Rexhepi’.

Ish kryeministri, Bajram Rexhepi përcillet për në banesën e fundit

Në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës ka filluar ceremonia e varrimit të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.

Në ceremoni po marrin pjesë qytetarë të shumtë nga të gjitha partitë politike.

Kryeministri Isa Mustafa nën patronatin e të cilit edhe u mbajt e gjithë ceremonia e varrimit dhe homazhet ka shkuar së bashku me të gjithë ministrat e tij.

Po ashtu në varrim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe figura tjera të jetës politike dhe publike.

Bajram Rexhepi ka vdekur dje në një spital të Turqisë në moshën 63 vjeçare ndërsa presidenti Thaçi ditën e martë e ka shpallur ditë zie.

Ndryshe, Rexhepi ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së djeshme, pasi njëka qëndruar në koma që nga muaji prill.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...