Ballina / Show Bizz / I zuri vendin Encës? Ja përgjigja e vajzës së Sabianit (FOTO)

I zuri vendin Encës? Ja përgjigja e vajzës së Sabianit (FOTO)

Ajo vetëm për pak kohë mbush 17 vjeç, por duket që dëshira për të qenë e angazhuar më shumë se sa angazhimet e shkollës është shumë e fortë. Po flasim për Keisi Mejdinin, e cila së fundmi është lakuar shumë në media, si vajza e këngëtarit Sabiani, e së fundmi si pjesë e grupit OTR. Kushdo që e takon për herë të parë, patjetër do komentoj dhe do vejë re pamjen e saj të bukur. Një bionde me sy të kaltër, duket si një e re shqiptare e cila e nis mbarë karrirën e saj muzikore. Ndonëse ajo është bërë pjesë e medias si fotomodele, Keisi duket që ka të tjera synime si të qenit e suksesshme në muzikë dhe pjesë e botës së aktrimit.

Keisi si erdhi bashkëpunimi me grupin OTR?

Në fakt unë e kam pasur si synim që të jem pjesë e muzikës. Duke qenë se jam rritur me muzikën, im atë e zbuloi talentin tim në muzikë kur unë isha ende fëmijë dhe më ka dëgjuar teksa këndoja një këngë të Jessie J, por deri më tani kam qenë e fokusuar tek shkolla dhe modelingu. Ftesa nga ana e Rigelsit erdhi në një moment të papritur. Duke qenë së rrethi im shoqëror dhe miqtë e babit që janë këngëtarë e dinë që unë kam zë, këtë gjë ia kishin thënë edhe atij. Ndaj së bashku me babin zhvilluam një bisedë dhe ramë dakord që unë të isha pjesë e grupit OTR.

Mbështetjen e babit e ke pasur… po të mamit?

Edhe mami ashtu si babi më mbështet dhe më suporton. Ata janë me mua gjithmonë duke më mbështetur në çdo projekt apo hap që ndërmarrë.

Shumë media e portale kanë shkruar në lidhje me bashkëpunimin tuaj me OTR duke shkruar se ju i zutë vendin Encës…

Në këtë jetë nuk kam ardhur që të zë vendin e askujt. Gjithëkush ka vendin e vetë… Njerëzit dhe media janë të lirë të mendojnë dhe komentojnë çfarë të duan. Unë jam komode aty ku jam, tani pranë OTR, pranë Noizit. Babi im ja ka besuar karrierën time mbretit të rrepit shqiptar. E ashtu u beftë (qesh)

Pse nuk e nise karrierën muzikore me babin tënd?

Të gjithë e bëjnë këtë pyetje (qesh). Ashtu sikurse e thashë ftesa ishte e papritur dhe ne e pamë të arsyeshme ta nisja në këtë mënyrë. Unë shpesh këndoj por nuk kam publikuar në You Tube apo rrjetet sociale coverat. Nuk do publikoj pasi kam vendosur që ta nis me këngën e parë që do kem me Noizin.

Kur do vij kënga juaj e parë?

Nuk di të të them se kur, por jemi duke punuar për këtë gjë. Ende jemi në hapat e parë, e mund të them që do jetë diçka e bukur.

U bënë disa kohë që ju keni kontakt me Noizin, si është të punosh me të?

Duke qenë se jemi në kontakt të vazhdueshëm, madje jam prezente edhe në koncertet që ka grupi OTR mund të them se mundohet që të ma lehtësojë punën. Për mua është kthyer në një baba i dytë (qesh).

Keni emocione?

Po kam shumë emocione… Edhe pse jam rritur me muzikën kur mendon që do jesh përpara një publiku patjetër që të mbërthejnë emocionet pasi është një përgjegjësi shumë e madhe.

A i këndon këngët e babit?

Mua më pëlqen muzika që bën babi, e dëgjoj shpesh dhe kam qenë e pranishme vazhdimisht në koncertet e babit. Unë dhe babi kemi pak natyrë të ndryshme muzikore, por që i këndoj këngët e tij.

A ke një këngëtar të huaj me të cilin do doje bashkëpunim?

Po kam. Më pëlqen shumë Rihanna, e ku i dihet ndoshta edhe bëj bashkëpunim me të (qesh).

Je ende në shkollë, si të shikojnë miqtë tashmë që përveçse një vajzë shumë e bukur edhe do këndosh?

Me modesti e them që gjithmonë kam qenë në qendër të vemendjes për shkak të pamjes së jashtme. Në fillim isha shumë në siklet, por tashmë jam mësuar. Ashtu sikurse jam mësuar edhe me faktin që të gjithë me identifikonin si vajza e Sabianit, ashtu do mësohem edhe me këtë fakt.

Me shumë siguri edhe djemtë të ngacmojnë… Keisi është e fokusuar vetëm tek shkolla apo ka edhe ndonjë angazhim tjetër të moshës?

Ngacmimet janë dhe do jenë të pranishme. Por ,unë jam e fokusuar tek shkolla sepse kam edhe një vit dhe më vonë do ndjekë studime të tjera. E momentalisht jam e fokusuar edhe tek puna.

Për çfarë do të studiosh?

Ndoshta do jem në fushën e muzikës, por mua më pëlqen shumë edhe aktrimi. Ndoshta një ditë e lëvroj edhe këtë fushë.

Ndërkohë, ju jeni e angazhuar edhe si fotomodele sa e bukur dhe e lodhshme është?

Fotografia më pëlqen shumë. Kudo që jam unë do bëj foto. Bashkëpunimi i parë ka qenë me Rezarta Shkurtën e më pas me dy fotografët Juxhin Kurti dhe Endrit Mertiri. Me të tre kam pasur përvoja të shkëlqyera. Nga njëra anë është kaq e bukur si punë, e nga ana tjetër e lodhshme sepse duhet të bësh grimin, pastaj të shkosh në vendet e përcaktuara ku do të realizohen fotot. Për një set fotografik bëhen shumë foto dhe një modele duhet të ndërroj në një ditë shumë fustane.

Po kohën jashtë fotografisë si e kalon?

Nuk jam vajzë që më pëlqen të dal. Përgjithësisht jam me prindërit me të cilët mund të lemë që të dalim diku ose me shoqet e mia (kam vetëm 3). Nuk e frekuentoj jetën e natës, nuk më pëlqen.

A kanë nisur pushimet për ty?

Këto fundjavat e fundit kam dalë me tre shoqet e mia, ku kemi shkuar në jug. Por me familjen ende nuk kemi planifikuar diçka, pasi e kemi lënë për muajin gusht për shkak të angazhimeve të babit.

Keni një fytyrë të bukur, por nëse pas shumë vitesh do të duhej të bëje ndërhyrje kirurgjikale do e bëje?

Nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje (qesh). Por nëse do jetë e domosdoshme unë jam pro.

Ku e shihni veten pas 5 vitesh?

Mendoj që do kem shumë punë dhe shumë koncerte (qesh).

Loading...

Shikoni gjithashtu

“Ndalon Gjithqka” Publikohet Kënga Hit E Kësaj Vere (Foto-Video)

Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj …