Ballina / World / Sports / Ibrahimoviç humb 10 milionë euro për Manchester Unitedin (Foto)
Loading...

Ibrahimoviç humb 10 milionë euro për Manchester Unitedin (Foto)

Zlatan Ibrahimoviç ka pranuar uljen e pagës për 50 për qind në krahasim me sezonin e kaluar

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimoviç vendosi që të rikthehet në Manchester United, me të cilin ekipi ishte ndarë në fund të sezonit të kaluar.

Ish-ylli i Interit, Milanit, Juventusit e Barcelonës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Por, ai me kontratën e re ka pranuar uljen e pagës për 50 për qind në krahasim me sezonin e kaluar, shkruan The Sun, përcjell Express.

Sipas The Sun, Ibrahimoviç tani do të paguhet rreth 180 mijë funte në javë (195 mijë euro në javë) ose rreth 10 milionë euro në sezon.

Kurse, sezonin e kaluar Ibra ishte paguar 367 mijë funte në javë (399 mijë euro) ose rreth 20 milionë euro në sezon. /Express/

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

‘”Bale dhe Benzema duhet të largohen”, shpërthejnë tifozët

 Tifozët janë të dëshpëruar dhe nuk i duan më Benzeman e Bale në skuadër. Real …

Loading...