Ballina / Lajme / Bota / Imami më i rrezikshëm në Austri është nga Serbia
Loading...

Imami më i rrezikshëm në Austri është nga Serbia

Në Austri, sidomos pas sulmeve terroriste në Barcelonë, po zhvillohet një debat për atë se sa në të vërtetë janë të rrezikshëm ligjëruesit e vetëshpallur të islamit, të cilët jetojnë në këtë vend.

Autoritetet austriake janë të mendimit se edhe në Austri ekziston mundësia që këta imamë të radikalizojnë të rinjtë.

Në Austri aktualisht janë nën hetime gjashtë imamë, për të cilët dyshohet se kanë bërë thirrje për ekstremizëm. Imami më i njohur i këtij lloji në Austri është Mirsad Omeroviq nga qyteti i Tutinit në Serbi. Ai tashmë në instancën e parë është dënuar me 20 vjet burg, transmeton ina.

Bashkësia Islame në Austri ka theksuar se ligjëruesit radikal janë imamë të vetëshpallur dhe se xhamitë, në të cilat kanë ligjëruar ata, nuk janë të pranuara zyrtarisht.

Në paraburgim po mbahet edhe imami i quajtur Nexhad Ballkani dhe ai konsiderohet si i rrezikshëm, ngase nga xhamia në të cilën ka ligjëruar në qytetin e Gracit, në Siri për të luftuar kanë shkuar 19 persona, të cilët kanë marrë me vete edhe familjet e tyre.

/KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...