Ballina / Lajme / Bota / Indi-Pakistan armatosje e frikshme nukleare
Loading...

Indi-Pakistan armatosje e frikshme nukleare

Aktualisht gjithë vërmendja e botës është përqëndruar tek bllokimi i projektit bërthamor të Koresë së Veriut. Aq seriozisht është marrë ky shqetësim sa që po diskutohet seriozisht për një sulm preventiv për të goditur vendndodhjet e testatave dhe raketave balestike të koreanoveriorëve. Kjo pasi të gjitha rezolutat e Këshillit të sigurimit të OKB për dëninmin dhe sanksione ndaj Korese se Veriut nuk kanë dhënë rezultat

Në fakt bota u lehtësua para 2 vjetesh nga një tjetër konfrontim për programin bërthamor të Iranit ku falë përpjekjeve disavjecare diplomatike u arrit për momentin që ky program të dedikohet vetëm për përdorim civil.

Por për habinë e të gjithëve nën një qetësi olimpike , pa u shqetësuar nga askush dy vënde që për më tepër janë në një konflikt 70 vjecar shumë të rrezikshëm vazhdojne prodhimin e testatave berthamore dhe te raketave balestike me rreze të mesme veprimi.

Këta janë India dhe Pakistani. Asnjë rezolutë e OKB, asnjë dënim të paktën verbal ,asnjë sanksion ekonomik, asnjë inspektim i AIEA( agjensia internacionale për energjinë atomike) .Deri tani seicili i ka kaluar nga 120 mbushje bërthamore(Koreja e veriut mendohet se ka nga 6-10 testata) dhe vazhdojnë të pa shqëtësuar në një rivalitet me njëri tjetrit ta shtojnë potencialin në mënyre të frikshme .

Aktualisht sot në botë janë një grup shtetesh që posedojnë armë bërthamore dhe formojnë një të ashtuquajtur klub atomik. Këtu hyn Russia me 8500 testata berthamore . USA me 7700.(USA dhe Rusia kane marrëveshje midis tyre START-2 që i detyrojnë të kenë paritet strategjik dhe prandaj mbajnë operative nga 1650 testata seicila) . Më tej Britania e Madhe me 225, Franca me 300 dhe Kina me 240. Të gjithë këta shtete kanë mundësinë të përdorin triadën nukleare dmth mund të godasin nga toka, nga nendetëset dhe me aviacion.

Këta shtete janë edhe anëtar me të drejte veto të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe kanë firmosur TNP- Traktatin e mos përhapjes të armëve atomike. Në këtë Traktat hyjnë ato shtete që kanë patur armë bërthamore deri para 1 janarit 1967 dhe mbas kësaj date është e ndaluar teorikisht që shtete të tjera të zhvillojne armë te tilla.

Por praktikisht India dhe Pakistani në kundërshtim të hapur me këte Traktat -që natyrisht nuk e kane firmosur -kanë prodhuar arme atomike në një lloj pariteti midis tyre nga reth 140 testata.Një shtet tjetër që është pothuajse e sigurte që disponon reth 100 testata nukleare është Israeli por që qeveria israelite as e pohon as e mohon . Por cështja e Israelit është një histori me vete

Kërkon edhe Kimi i Korese të hyjë tek ky klub me forcë- pra që ti njihet statusi si fuqi bërthamore- por të gjithë e kundërshtojnë

Por cndoth realisht sot midis Indisë(1,324 miliard banore) dhe Pakistanit 193 milione banorë )?

Që nga 15 gushti i vitit 1947 kur të dy vëndet fituan panvarësine nga Britania kanë 70 vjet që urrehen midis tyre dhe cojnë përpara një konflikt kompleks, shpesh herë të dhunshëm dhe shumë të vështirë për tu zgjidhur. Ky praktikisht është një nga konfliktet me të gjata dhe më të papajtushme të epokës moderne . Mbas mbarimit të Luftës së Dytë Mbretëria britanike vendosi ndarjen e Indisë në 3 pjesë dhe dhënies se 30% të popullsisë myslymane të drejtën e krijimit të shtetit të panvarur në dy entitete duke synuar ti ndajë nga indutë . Në veriperëndim Pakistani i sotëm dhe në verilindje Bengala, Bangladeshi i sotëm ndarë njeri me tjetrin nga 2000 km distance.Por lugina e Kashmirit prej 135 km në lartesi 1500 metra që përbëhej kryesisht nga myslymane i ngeli Indisë dhe Pakistani e kontestoi dhe që në fillim të krijimit të shteteve filluan të konfliktohen.Ka 70 vjet që ky konflikt nuk është zgjidhur pasi tashmë është shëndruar edhe në një konflikt të hapur fetar midis myslymaneve dhe induve. Vendet kane zhvilluar dy konflikte te armatosura ndërmjet tyre në 1965 dhe 1971 që cuan edhe në ndarjen e BanglaDeshit të sotëm nga Pakistani perëndimor.

Pakistani i ndodhur në inferioritet si njerëzor ashtu edhe ekonomik për tu mbrojtur ju drejtua armatosjes bërthamore dhe India ishte e detyruar ti përgjigjej kësaj sfide .Megjithëse konflikte në pjesën më të madhe të kohës ka një formë latente ai ngelet i pazgjidhur dhe incidente janë pothuasje të përditshme duke rrezikuar në cdo moment një konfrontim të mirëfilltë ushtarak.

Ndërsa gjithë bota flet për Korenë e Veriut si një konflikt që mund të zhys botën në një kaos atomik, dallohet qartë edhe hipokrizia e gjithë sistemit politik ndërkombëtar .India dhe Pakistani dy vende në gjëndje lufte midis tyre vazhdojnë të zhvillojne programe nukleare në avantguardë dhe të testojnë raketa balestike në gjendje të trasportojne mbushje atomike njeri kundër tjetrit.

Pikërisht muajt e fundit testet balestike janë intesifikuar nën indiferencen mbarëbotërore

India në dhjetorin e shkuar kreu testin e fundit të raketës balestike Agni-V me peshë 50 ton 17 metra të gjatë në gjendje të trasportojë mbushje bërthamore deri në distance 2500 Km. Një test ky që i jep Indisë celsat e klubit të vëndeve që mund të zhvillojnë një lufte nukleare interkontinentale. Një test fondamental për stabilitetin e gjithë Azisë që askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk e dënoi . Dhe të mendosh që India është në gjëndje lufte me Pakistanin për Kashmirin dhe në fërkime serioze me Kinën për kufirin dhe me këtë tip rakete mund të godase me 120 mbushjet e saj bërthamore

Nga ana e tij Pakistani që ndjek me shumë vermëndje cdo lëvizje të Indisë dhe që ka një potence nukleare me të madhe se India me 140 testata dhe vazhdon ti rrisë ato . Në janar të 2017 Pakistani testoi me sukses raketën Babur -3 që mund të trasportoje testata atomike në distance 450 km. Diferenca midis testeve indiane ishte se kjo ishte provë SLBM ( nga nëndetset) që e bën këtë distancë shumë më të rrezikshme

Për ta bërë akoma me intriguse situatën ishte dhe deklarata e fundit e ish presidentit të Pakistanit Musharaf që deklaroi se me 2002 mbas sulmit në parlamentin indian Pakistani karikoi mbushjet e tij bërthamore dhe ishte pothuasje gati për të sulmuar Indinë pasi kishte frikë se ajo do godiste e para.

Edhe India nga ana e saj nuk ka mohuar faktin që në 2008 kur grupi islamik Lashkar-e-Taiba vrau qindra persona në Bombei i dërgoi ultimatum qeverise së Pakistanin se kishte mobilizuar ushtinë për të pushtuar Pakistanin duke mos hezituar edhe përdorimin e bombave bërthamore .

Skenare alucinante që konsumohen në indiferencën hipokrite të gjithë komunitetit ndërkombëtar

Pse heshtin të gjithë?

Praktikisht të gjithë bëjnë llogaritë për përfitimet e tyre si ekonomike por në radhe të parë gjeopolitike.

Kina nuk flet pasi i intereson që aleati i saj Pakistani të forcohet duke shërbyer si kundrapeshë ndaj Indise që ka filluar të sfidoi edhe Kinen.SHBA nuk flet se mendon se një Indi e fortë bërthamore mund të kundërbalancoj Kinën në skakieren gjeopolitike të “”gjeometrise variabel””.

Rusia e ka mirë me si me Indine dhe me Pakistanin aleatin e Kinës me te cilën synon një aleancë strategjike ne varësi të evolimit të marrëdhënieve me SHBA.Ndërkohë vazhdon ti shesë Indisë centalet e saj atomike me vlere 22 miliard dollarë dhe gjithashtu është eksportusja kryesore e armëve drejt Indisë ,

Britania dhe Franca nuk janë më në gjëndje të bëjnë politikën botërore si njëherë e një kohë dhe nuk i dalin dot përpara SHBA por edhe kanë interesa ekononomike .Kështu Franca po i shet 36 avionet Rafale Indisë dhe nga ana tjetër i shet nëndetset Pakistanit . Anglia ka lidhje shumë të fuqishme ekonomike me dy ish kolonite e saj ndërsa Gjermania do ti shese Pakistanit nëndetëset e saj moderne U-214..Problemi eshte se me këtë indiference që fsheh interesa ekonomike herët a vonë të gjithë do të duhet të bëjnë llogaritë me situata të pakontrolluara

Por ka edhe një problem tjetër shumë të komplikuar.

Turqia ka vendosur nisjen e ndërtimit të centralit atomik të Akkuy me një vlerë prej 22 miliard dollare nga Russia dhe shumë shpejt sipas informacioneve të fundit po mendon seriozisht për të marrë vendimin për të zhvilluar armë bërthamore . Kush do ta ndaloje Turqine kur heshtin për Indinë dhe Pakistanin?. Cdo të bëjnë? Do ti vendosin sanksione si ndaj Koresë? .

Të njëjtën gjë po bën edhe Egjypti i cili po nis ndërtimin e centalit të tij bërthamor nga Rusia në El-Dabaa për 25 miliard dollarë . Edhe ai po planifikon të shkojë drejt paisjes me këto armë . Cdo bëjnë me të ?Fakti që Israeli në kufi ka mbi 100 testata dhe askush se kontrollon kush do të bllokojë Egjyptin ?.Më tej Arabia Saudite që ka rmundësi financiare të pafundëme nuk mund të pranojë që në Lindjen e Mesme tre shtete të tentojnë paisjen me armë bërthamore dhe ajo të rri dhe vështroje .Dhe akoma më tej. Cdo ti thonë Iranit kur të gjithë fqinjët e tij mund të tentojnë armatosjen bërthamore .Pra thjesht një vazo e madhe Pandore e hapur.

Pra. problemi është kaq kompleks dhe i ndërlikuar sa të gjthë bëjnë sikur nuk ekziton dhe kanë vendosur për momentin të heshtin dhe tja lënë kohës .

Por lënja kohës nuk është zgjidhja pasi herët a vonë në tavolinën e Këshillit te Sigurimit te OKB do të kenë vazon e Pandores të hapur me probleme shumë me të komplikuara se Koreja e Kimit dhe heshtja e tanishme mund të ketë pasoja të pariparushme.

/Konica.al/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...