Ballina / Lajme / Bota / ‘Infermieri monstër’ trondit Gjermaninë: Ka vrarë jo 2 por 84 pacientë! (Foto)
Loading...

‘Infermieri monstër’ trondit Gjermaninë: Ka vrarë jo 2 por 84 pacientë! (Foto)

Një infermier i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve në Gjermaninë veriore është tashmë i dyshuar për vrasjen e të paktën 84 pacientëve të tjerë.

40-vjeçari, i identifikuar vetëm si Niels H , u dënua për vrasje në tentativë në vitin 2006 dhe vrasje në vitin 2015.

Viktimat e tij morën doza vdekjeprurëse mjekimesh në të gjitha njësitë ku ai punonte.
Të afërmit e pacientëve që vdiqën në klinikat ku ai punonte i kishin kërkuar policisë të hetonte më tej.

Një komision u ngrit në vitin 2015 për të hetuar shkallën e krimeve të tij, gjë që mund ta bënte atë vrasësin më të keq të Gjermanisë pas luftës.

Mjekimi që “infermieri monstër” u jepte pacientëve shkaktonte ndalimin e zemrës dhe mosfunksionimin e sistemeve të qarkullimit të gjakut.

Gjyqtarët thanë se ai ishte i motivuar nga dëshira për të shpallur si “hero” duke ringjallur pacientët që ai kishte vrarë.

Gjatë gjyqit, ai pranoi dhënien e mjekimit vdekjeprurës  të paktën 90 personave në një klinikë të kujdesit intensiv Delmendorst.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...