Ballina / Ekonomi / Infrakos kërkon 1.8 milion euro në vit nga Qeveria

Infrakos kërkon 1.8 milion euro në vit nga Qeveria

Ndërmarrja publike për menaxhimin e hekurudhave “Infrakos” kërkon edhe 1.8 milion euro në vit, që të mund të operojë.

Kryeshefi i “Infrakosit”, Agron Thaçi, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria e Kosovës në bazë të Ligjit për Hekurudhat është e obliguar që t’i mbulojë ndërmarrjes pagesat që lindin nga kostot direkte.

Vetëm 600 mijë euro i janë alokuar kësaj ndërmarrjeje nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Mjetet e ndara nga kjo ministri nuk po i përmbushin nevojat e ndërmarrjes që menaxhon hekurudhat e Kosovës.

Sipas Thaçit, Qeveria jo që nuk i ka paguar obligimet për pesë vitet e fundit, por ajo edhe çdo vit ka shkurtuar buxhetin për ta.

“Ne marrim mjete vetëm nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që janë 600 mijë euro në vit subvencion në emër të pagesave.

Vlera është 2.2 deri 2.3 milionë dhe kur kësaj i zbritet vlera 600 mijë që i kemi marrë del që sipas ligjit na takojnë dhe 1.8 milionë euro”, thotë Thaçi.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Ministria e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit edhe një mundësi për biznesin

Ministri i Inovacionit dhe Ndermarrsisë z. Besim Beqaj, priti delegacionin nga Oda e Afarizmit Kosovës …