Ballina / Lajme / Kosovë / Insajderi: Këta janë emrat e personave të arrestuar që sulmuan drejtorin e burgjeve
Loading...

Insajderi: Këta janë emrat e personave të arrestuar që sulmuan drejtorin e burgjeve

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj Sokol Zogajt, drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Insajderi mëson se të arrestuarit janë Blerim Abdullahu, Burim Zhejqi, Guri Mullolli.

Gjatë aksionit të zhvilluar sot, policia ka konfiskuar automjetin me të cilin dyshohet se është përdorur për ikjen e tyre pas sulmit.

Aksioni i bastisur është zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë, raporton Insajderi.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë, raporton Insajderi. Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.

/GazetaExpress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …