Ballina / Lajme / Kosovë / Intervisë me Valentina Shala Bajrami, kandidate e NISMËS Socialdemokrate për deputetet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Loading...

Intervisë me Valentina Shala Bajrami, kandidate e NISMËS Socialdemokrate për deputetet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Valentina Shala Bajrami është njëra ndër aderueset me emër në Nismën Socialdemokrare.

Pas një karriere disa vjeçare në stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri dhe në jetën poltike në Kosovë, Valentina ka vendosur t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate, që siç shprehet ajo, ky subjekt politik me filozofinë programore dhe qeverisëse, përmbush pritëshmëritë e saj, ku ajo beson dhe është e bindur se mund të jap kontributin si në planin poltik poltik dhe professional.

Pyetja: Ju jeni kandidate për deputete e Koalicionit Nisma Socialdemokrate, AKR dhe PD. Sipas jush cilat janë shanset e Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit?

Përgjigjia: Nisma Socialdemokrate, po t’i referoheni Programit të saj poltik dhe qverisës, do të vëreni se është i vetmi subjekt poltik, i cili promovon filozofinë e shtetit të drejtësisë sociale, pa anashkaluar, shtyllat e tjera që përbëjnë vlerat e demokracisë sipas modelit euro-atlantik. Jam e bindur se Programi i Nismës, përmbush nevojat dhe kërkesat imediate të shoqërisë kosovare, si një shoqëri e hapur, ku secili qytetar do të mund të gjejë vetën. Ndërsa, lidershipi i Nismës, duke filluar nga kryetari dhe kandidati për kryeministër, Z.Fatmir Limaj, është dhe janë të përkushtuar të punojnë fortë në avancimin e shtetit të së drejtës, i cili në konceptin e subjektit tonë poltik dhe qverisës, nuk është vetëm një çështje e shtetit apo e partive poltike, por mbi të gjitha është çështje e të gjithëve. Me një fjalë Nisma do të krijojë hapsira të gjëra veprimi dhe bashkëveprimi me të gjithë qytetarë, për të evidentuar problematikat, kërkesat, idetë dhe sugjerimet e tyre që subjekti ynë do t’i shndërrojë ato në Programe Pune dhe Politika Zhvillimor, në shërbim dhe dobi të qytetarëve. Kjo dhe të tjera arye madhore, besoj se do të ndikojnë që më 6 tetor qytetarët do të votojnë Nismën Socialdemokrate, e cila do të sjell ndryshim rrënjësor në shtetbërje gjë që do të reflektojë përmes përfitimesh të shumta dhe më të mëdha, por dhe më cilësore për qytetarët tanë.

Pyetja: Sa ju besoni që Nisma Socialdemokrate do t’i përmbush zotimet dhe premtimet që po bën në këtë fushatë zgjedhjesh?

Përgjigjia: Motoja, përkatësisht sllogani ynë, “Bashkë për shtetin”, në këto ditë të fushatës sonë intensive parazgjedhore, dhe veçanërisht argumentat që në lidhje me këtë sllogan, ka preazntuar kryetari dhe kandidati për kryeministër Z.Fatmir Limaj, janë një provë e fuqishme se Nisma Socialdemokrate po krijon atë kohezion dhe atë lidhje me elektoratin, i mbështetur në një solidaritet më të gjerë se kaq, me të gjithë qytetarët, me parti dhe pa parti, me shoqërinë civile dhe botën akademike, dhe tregon se subjekti ynë ka një kauzë të qartë politike të shtetndërtimit, jo thjeshtë vetëm përmes anëtarësisë sonë partiake, por me të gjithë qytatarët pavarësisht bindjeve dhe prirjeve poltike që mund të kenë ata. Pikërisht, këto që sapo theksova dhe ne si kandidatë për deputetë dhe vetë lidershipi i Nismës i kanë parasysh, i diskutojnë dhe i argumentojnë para zgjedhësve tanë. Jam e bindur se me 6 tetor subjekti ynë do të marrë mbështetjen e gjerë të qytetarëve të Kosovës.

Pyetja: Ju keni një përvojë politike dhe një përvojë edhe diplomatike. Pse juve duhet t’u votojnë qytetarët.

Përgjigjia: Përvoja ime ka bërë që të njoh nga afër problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Gjatë takimeve të shumta me qytetarë, jo vetëm mbështetës të Nismës, por edhe me të tjerë, unë kam shpalosur synimet dhe vizionet e Programit Poltik dhe Qeverisës të Nismës. Besoj se kam arritur t’i sqaroj ata, se fitorja e Nismës dhe imja si deputete, do të sjell një realitet të ri në Kosovë, në shtetbërje e mbi të gjitha në një përfaqësim sa më të denjë të interesave të të gjitha regjioneve në Kosovë. Po ta lexoni Programin e Nismës, ju do të vëreni se edhe kandidimi i deputetëve sipas zonave regjionale krijon mundësinë e një balancimi në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, si kurrë më parë. Unë si deputete e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, do të angazhohem me të gjitha kapacitetet e mija poltike dhe profesionale, të jem artikuluese e të gjitha shqetësimeve dhe prokupimeve që kanë qytetarët tanë. Unë do të punojnë bashkë me kolegët e tjerë të subjektit tonë poltik që në Kuvendin e arshshëm të kenë prioritete reformat që shtetin tonë e bëjnë më të zhvilluar ekonomikisht, shumë më social dhe më solidar, me një sistem Drejtëse të qëndrushëm, sistem shëndetësor të konsoliduar, arsim, kulturë dhe sport më përfaqësues dhe jetë e pensione të dinjëtetshme për pensionistët, por mbi të gjitha duke krijuar hapsira dhe mundësi shumë më të mëdha për brezin e ri, shtylla kryesore këto të së ardhmës së Kosovës, një shtet vlerash demokratike euro-perëndimore.

Shkruan: Zbulimi.com

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...