Ballina / Show Bizz / Intervistë eskluzive: Aktori i filmave western Chris Swinney i gatshëm të luaj edhe në Kosovë
Loading...

Intervistë eskluzive: Aktori i filmave western Chris Swinney i gatshëm të luaj edhe në Kosovë

Chris Swinney  është njëri nga aktorët i cili ka arritur të gjejë sukses pavarësisht nga konkurrenca shumë e madhe në industrinë e filmit dhe në teatër.

Swinney ka luajtur më shumë se 80 filma dhe ka pasur  role të ndryshme. Duke përfshir rolet në filmat western dhe në reklama televizive. Arritja më e madhe e Swinnery deri  më tani është  hyrja në Akademinë Botërore “ Tours Stunt”.

Lirie Sahiti: Çfarë ju  ka frymëzoi të bëheni aktor?

Chris Swinney: Unë gjithmonë kam qenë i interesuar për aktrim. Në shkollë isha gjithmonë i përfshirë në dramat që zhvilloheshin në klasë. Më pëlqente të shihja filma. Kur isha 8 vjeç, u xhirua një film në qytetin tim të quajtur “The Great White Hope” me James Earl Jones. Pas gjithë kësaj unë vendosa të bëhem aktor. Në moshën 14 vjeç u bashkova me një grup lokal aktorësh perëndimorë të quajtur “The Globe Miami Vigilantes” bëmë shfaqje perëndimore në gjithë Arizonen.


Lirie Sahiti: Cili aktor është model për ju në  industrinë e filmit?

Chris Swinney : Unë kisha dy aktor. Unë kam lindur në Arizona, në perëndim të egër. Si një fëmijë që nuk dëshironte të ishte më i madh se jeta  e John Wayne. I dyti ishte “Star Trek” William Shatner, unë nuk mendoj se kam humbur ndonjëherë një shfaqje në TV. Më vonë në punën time në film unë kam qenë në gjendje të punoj me William Shatner në një film të quajtur “Groom Lake”, ishte një shkëlqim i jetës sime që mund të punoja me dikë që unë u rritja duke shikuar në TV.


Lirie Sahiti: Cili aktor ju mban të frymëzuar për ta vazhduar karrierën tuaj si aktor?

Chris Swinney: Globe Miami Vigilantes më mbahen të frymëzuara për të vazhduar të punoj si aktor.


Lirie Sahiti: Sa filma keni luajtur deri më tani?

Chris Swinney: Deri më tani kam luajtur më shumë se 80 filma dhe reklama. Shpresoj të vazhdoj sa më gjatë që të mundem.

Lirie Sahiti: Në fillim kur ju dha roli i parë sa ishte e vështirë për juve?

Chris Swinney: Në fillim është shumë vështirë dhe frikësuese. Rolit ju përkushtohesha shumë dhe e merja punen si relaks. Kjo më ka ndihmuar për të punuar me aktorë të mëdhenjë dhe kjo ma ka bërë më të lehtë t’i përgjigjem rolit qe duhet luajtur.


Lirie Sahiti: Cili ishte filmi juaj i parë që keni luajtur?

Chris Swinney: Roli im i parë ishte në shfaqjet drejtpërdrejt si gjuajtës me armë zjarri me Globw  Miami Vigilantes.

Lirie Sahiti: Si jeni përfshirë në projektin e filmit perëndimor?

Chris Swinney: Shum perëndimor vijn dhe xhirojnë filma në Arizonë. Ku edhe sot shumë kompani filmash vijnë në Arizonë për të filmuar, filma western.

Lirie Sahiti: Cili është roli juaj më i dashur deri më tani?

Chris Swinney: Të gjitha rolet jan të dashura. Për mua të gjitha pjesët e krijimit të një filmi janë të rëndësishme. Duke përfshir aktorët, direjtorin, elektricistin, producentin. Ju nuk mund të bëni një film pa secilin dhe çdo person që bënë punën e tyre janë të rëndësishëm.


Lirie Sahiti: A keni pasur momente kur keni menduar ta braktisni filmin?

Chris Swinney: Unë shumë herë kam punuar nga ora 9:00 deri në oren 5:00, kujdesësha për fëmijë dhe paguhesha. Por unë gjithmonë do të braktisja një punë me pagesë të lartë kur do të dilte një film. Shumë aktorë shpenzojnë aq shumë kohë në shkollat ​​e filmit se është e vetmja gjë që mund të bëjnë dhe nëse nuk punojnë në një film, do të duhej të punonin: si kameriere, menaxher i barit apo ndonjë punë tjetër. Unë kam çertifikata dhe punoi si Zjarrfikës – EMT, Elektricist, Auto Mekanik, Saldues, kam punuar në “The Oil Riggs”, mund të bëja më shumë të holla duke punuar në Tradesa,  por zgjedha  të punoi në film.


Lirie Sahiti: Si ndiheni kur e shihni veten në ekran?

Chris Swinney: Nuk më pëlqen të shikoj veten në televizor ose në ekranin e filmit, sepse bëhem kritikues i madh i punës sime.

Lirie Sahiti: A beson se një film është i suksesshëm nëse aktorët gjatë xhirimve të filmave postojnë statuse në rrjetet sociale?

Chris Swinney: Unë ndjehem keq për atë që ata njerëz të cilët përfaqësojnë filmin dhe tentojnë të deklarojnë se do të luajn në film. Duke  përdorur rrjetet sociale. Ne jemi aktor jo politikan.

 Lirie Sahiti: A do të dëshiroje të merje pjesë në ndonjë film me  producent dhe aktor nga Republika e Kosovës?

Chris Swinney: Kam luajtur  në filma, reklama dhe video muzikore në Japoni, Rusi, dhe vende të tjera. Do të dëshiroja të punoja në Kosovë në një film ose në një shfaqje të drejtpërdrejtë.

Lirie Sahiti:  Për të qenë një aktor i vendosur ju duhet të jeni në gjendje të matni suksesin tuaj dhe të ndërtoheni mbi të. Si e vlerësoni suksesin brenda rolit tuaj?

Chris Swinney: Unë mendoj që mësimi miret nga çdo projekt dhe film që bëni. Kjo bënë që mos të ndaleni duke mësuar gjatë gjithë kohës.

Lirie Sahiti: A mund të më tregoni për veten në mënyrë kreative dhe profesionale?

Chris Swinney: Në shumicën e filmave  punoj  si aktor i roleve të ndryshme ose koordinohem me rolet. Kam punuar pothuajse çdo rol në filma,  pastaj kam punuar  si asistent i parë i producentit/ drejtorit, Efekte Speciale, Koordinator,  rrymë dhe skenarist. Kam prodhuar dy shfaqje televizive. Unë jam duke shpresuar për të shtuar të hollat për të prodhuar një film i quajtur “Vjedhin rrota”. Më pëlqen të jem prapa kamerave, po aq sa të isha para tyre.


Lirie Sahiti: Çfarë keni mësuar nga rolet e mëparshme dhe përvojat e kaluara që do të ishin të dobishme për ju në të ardhmen?

Chris Swinney: Të mësuarit dhe hulumtimet e shumta. Por disa gjëra nuk mund të mësohen, çka të mëson përvoja e jetës.

Lirie Sahiti: A keni qenë i zhgënjyer gjatë karrieres suaj?

Chris Swinney: Po unë kam qenë i zhgënjyer duke mos marrë pjesë në një film që doli të ishte një hit i madh ashtu si “Titaniku”.

Lirie Sahiti: Cila ka qenë arritja juaj më e madhe në industrinë e filmit?

Chris Swinney: Arritja ime më e madhe deri tani është duke u futur në Akademinë Botërore “ Tours Stunt”.

Lirie Sahiti: Projektet për të ardhmen tuaj profesionale?

Chris Swinney: Shumica e projekteve për të cilat po punoj tani janë të mija, derisa të më telefonon dikush dhe të më jep punë në ndonjë film tjetër.

/MegaPress/

 

Shikoni gjithashtu

Këngët e suksesëshme të Berat Alili & Rexhije Fazliu (Foto-Video)

Industria muzikore shqiptare aktualishtë është shumë produktive. Fal zerit shumë melankolil dhe te veqant Berat …

Loading...