Ballina / Show Bizz / TV / Film / Intervistë eskluzive: Aktori i Game of Thrones flet për MegaPress
Loading...

Intervistë eskluzive: Aktori i Game of Thrones flet për MegaPress

Hollywood është pa dyshim një botë e cila dominohet kryesisht nga filmi. Me pamjen dhe imazhet e krijuara duket si një vend i pikturuar. E shumë herë rastisim që të takojmë edhe artistë të cilët vazhdojnë ta sfidojnë veten në industrinë e filmit . Një ndër ta është edhe Darren Harper i cili tashmë u bë emër i njohur në filmat amerikan dhe serialet më të shikuara në mbar boten siç është Game of Thrones e së fundmi  e kemi par edhe si regjisor.

Në një intervistë ekskluzive për MegaPress është shpreshur se ndihet me fat, që ka qenë pjesë e njërit nga serialet më të shikuara në botë  siç është Game of  Thrones.

Ndërsa Harper me punë dhe vullnet të mirë arriti ta sfidoi veten e tij duke u bërë protagonist i filmave dhe srialeve amerikane. Të jesh aktor dhe të marësh role nga producent të njohur e të luash në krah të aktorëve të famshëm  siç jan Nathalie Emmanuel dhe Emelia Clarke është një motiv më i madh,  për të dhënë gjithçka nga vetja thot Darren Harper. Ndërsa Harper ndihet shumë i lumtur që iu dha mundësia të intervistohet  nga MegaPress njëri ndër portalet e Republikes së Kosovës.

Intervista e plotë:

Lirie Sahiti: A keni dëgjuar për Republiken e Kosovës?

Darren Harper: E di që dikur ishte pjesë e Serbisë dhe se Hynesh në fron është një nga artefaktet më të çmuara arkeologjike të Kosovës dhe është adoptuar si simbol i Prishtinës. Mendoj se është pranë Malit të Zi.

Lirie Sahiti: Cili është motivi juaj për të luajtur?

Darren Harper: Kur unë mar pjesë në një rol të ri unë bëjë hulumtime të karakterit dhe prapaskenes. Kështu që unë jam i përegaditur kur arrij në sken. I bëjë trupit dhe zërit një nxemje para se të filloi. Unë jetoj për aktrimin dhe  punën time e mar shumë seriozisht.

Lirie Sahiti : Sa role i keni pasur deri më tani dhe trego për rolet që ke pasur?

Darren Harper: Unë kam mar pjesë në më shumë se 40  filma tani dhe disa shfaqje televizive këtu në Britani të Madhe dhe në Amerikë. Kam luajtur një përzierje të këndshme karakteresh. Unë gjithmonë luaj karaktere të quditshme dhe rolet ndihmëse . Është një gjë e mahnitshme. Këto gjëra janë mjaft interesante sepse vlerat nuk janë asnjëherë të njëjta. Ato shpesh herë janë të çmendura e kjo posaqërisht më pëlqen.

Lirie Sahiti: Ju jeni pjesë edhe e serialit më të shikuar në botë Game of Thrones, si ndodhi kjo nga kush  u propozuat?

Darren Harper: Kam dëgjuar se mbahej një audicion i cili erdhi nga një njeri me vullnet të madh. Kështu që unë e mësova skenarin në anglisht, sepse nuk e kuptoja gjuhen valeriane në  tekst. Unë isha i lodhur dhe kjo më ndihmoi të kem emocione gjë që më bënë që të më dalin lotët dhe kjo ishte e duhura për film. Pas disa ditësh më thirri agjenti im me lajme të mira. Pastaj unë bisedoja në Skype me trajnerin e gjuhës dhe ajo ishte e kënaqur me dialektin që mësova.

Lirie sahiti: Cili ishte reagimi juaj dhe i miqëve tuaj kur u bëtë  pjesë e Game of Thrones?

Darren Harper: Unë kurr nuk e kam ditur sa i gjatë është seriali derisa e kam par të tërin. Por familja ime posaqëriasht vëllau im e dinte  dhe ai ishte shumë i emocionuar.

Me kalimin e ditëve kuptova rëndësinë dhe madhështinë e kësaj pune dhe shikoja sa më shumë epizoda që mundja dhe tani kjo është një ndër shfaqjet më të preferuara të mijat.

Lirie Sahiti: Cili ka qenë roli juaj dhe sa ishte e vështirë të përshtateni në këtë rol?

Darren Harper: Roli im ishte një baba i pikëlluar. Dragonjët kan dalur jashtë kontrollit dhe kan djegur shumë trupa të fermerëve dhe shtëpi. Daenarys nuk mërzitej fare deri sa hy dhe i sjell eshtrat e djegura të vajzes së vdekur.

Ky ishte një djalë emocional që mbajti vajzën e tij të vdekur dhe gjuhen të cilen unë e flisja ishte  sfidë  mjaft e madhe për mua. Unë i dua rolet që jan emocionale dhe jam munduar që të bëjë rolin sa më të vërtetë për karakterin që kisha. Ishte e frikshme natyrisht por kur ke aktorët si Nathalie Emmanuel dhe Emelia Clarke, puna ime u bë shumë më e lehtë.

Lirie Sahiti: Mendoni se fama juaj është rritur me rolin që keni pasur në Game of Thrones?

Darren Harper: 100% sepse nëse luani në një seri të tillë, mund ta përdorni si eksperiencë për të marrë më shumë adhurues dhe siguron më shpejt një vend të punës. Është  bukur kur njerëzit e vlerësojnë punën tuaj.

Lirie Sahiti: A ishte sfidë për ju ky rol?

Darren Harper: Sigurisht se ka qenë rruga më e vështirë sepse nuk doja që regjisori të më jep rol pa e dhënë më të miren unë.

Lirie Sahiti: A ndiheni i privilegjuar që në mesin e shumë aktorëve ju është besuar roli juve?

Darren Harper: Shumë. Çdo aktor dëshiron shanse në filma të mëdhenj dhe të gjithë ne dëshirojna të jemi të suksesshëm. Unë jam më ndryshe nga aktorët e tjer sepse unë jam falënderues. Në skenat ku unë luaj e ndjej veten të lumtur.

Lirie Sahiti: A do të jeni pjesë e vazhdimit të serialit Game of Thrones?

Darren Harper: Xhirimet e fundit janë bërë, por rol unë më nuk do të kem, por jam shumë i lumtur me rolin që kam pasur. Ndoshta në të ardhmen do të kem ndonjë rol kryesor.

Lirie Sahiti: Ju pëlqen vetja juaj se si aktroni në rolet të cilat i keni pasur, apo ka moment kur ju nuk jeni i kenaqur me veten tuaj dhe thoni po të ishte mundësia do ta bëja ndryshe?

Darren Harper: Çdo ditë po rritem si aktor.Por kur të kthehem prapa ka pasur zgjedhje që i kam bërë unë të cilat do i ndryshoja. Me punen time unë do të bëhem më i fuqishëm me rolet që do ti kem.

Lirie Sahiti: Ju keni pasur role të ndryshme cilin do ta veçoje?

Darren Harper: Game of Thrones kishte një ndikim  shumë të madh tek unë , por unë do të thoja se roli im si Danny  Sunnyboy është ai që zuri vend në zemren time  dhe unë fitova disa  çmime si aktori më i mirë. Roli im i fundit ishte  “The Scholar” në SyFy s Blood Drive është i sigurtë se do të ndikojë si një ndër rolet më ndryshe që kam pasur deri më tani.

Lirie Sahiti: A jeni të kënaqur me rolet që keni pasur deri tani?

Darren Harper: Unë jam i kënaqur për të gjitha rolet që kam pasur por kam shumë uri edhe për shumë të tjera. Ky është vetëm fillimi dhe dëshiroi që në karieren time të kem role edhe më të shumta.

Lirie Sahiti: A ka diçka që ju nuk keni dashur të bëni në ndonjë film, por jeni detyruar?

Darren Harper: Asnjëherë nuk kam qenë i detyruar të bëjë diçka që nuk më pëlqen. Por normal ka pasur momente si biseda gjatë ngasjes apo skenat seksuale ku dihet që unë nuk e kam trupin e Bred Pitit, por në fund kur i kam par filmat në filtra nuk dukesha aq keq.

Lirie Sahiti: Ku e merni këtë energji për të qenë gjithmon aktiv në filmat dhe serialet amerikane?

Darren Harper: Unë qëndroi i fokusuar që të mbaj zërin dhe trupin tim ngroht. Po ashtu më pëlqen të shpërndaj shumë emocione të publiku. Kështu që audienca mund të lidhet me filmin apo serinë.

Lirie Sahiti: Cili ishte momenti më qesharak që keni pasur në ndonjë rol apo moment kur keni ndier keq?

Darren Harper: Kam pasur një skenë në shi në filmin Snow White dhe gjahtari i cili ishte i tmerrshëm! Brenda dhe jashtë ishte ftohtë dhe ishte një sfidë për të luajtur rolin sa më mirë në ato kushte.

 Lirie Sahiti: A mund të flisni për aftësinë tuaj për të pasur kaq shumë role të ndryshme gjatë gjithë karrierës tuaj?

Darren Harper: Unë dukem ndryshe dhe kështu që gjithmonë do të më ofrohen role të ndryshme dhe të çuditshme. Përpiqem që çdo herë të bëjë hulumtime të cilat më japin mbështetje dhe vetëbesim. Kam luajtur role të droguarit,vrasës, viktimë, psikopat etj, që secili aktor do të hamendej të ishte falënderues. Këto role më ndihmuan t`i shfaqur aftësitë e mia prej aktori.

Lirie Sahiti: Cili është filmi juaj i fundit?

Darren Harper: Blood drive e ka goditur Mbreterine e bashkuar (Britanine e madhe). Unë luaj një mekanik gjeni i cili i preferon më shumë veturat se sa njerëzit. Ai është një person problematik për shoqërinë. Ai dëshiron që të pëlqehet dhe të duhet nga të tjerët. Ai është një njeri i ndjeshëm i cili është i detyruar që të garoj në një garë jetë a vdekje. Për shkak të njohurive të tij të mëdha për veturat. Ai ka një bombë të vendosur në kokë, prandaj është e rëndesishme që ai të mos jet i fundit në as një pikë kontrolli. Veturat ecin me gjakun e njeriut si benzin dhe të  jep një ndjenjë të  “MAD MAX’  dhe reprezanton në mënyrë perfekte zhanrin e Grindhouse. Serialin duhet ta shikoni pa tjeter, sepse do t’ju mahnis.

Lirie Sahiti: Ku e shihni veten në të ardhmen?

Darren Harper: Do të doja që të jem pronar i ndonjë industrie filmash. Do të doja që të mar pjesë në shumë filma dhe seri. Unë nuk do të ndalem derisa kjo të ndodh. Kariera ime do të vazhdoi të rritet çdo herë sepse kjo është diçka çfarë unë dua shumë. Kurr nuk do të pensionohem në aktrim. Kjo është jeta ime kjo është krejt çka unë dua.

Lirie Sahiti: Nëse dikush do të ftonte për ndonjë rol në Republiken e Kosovës do ta pranoje?

Darren Harper: Patjeteër nëse do të përshtatem me rolin. Do të doja që ta vizitoja Republiken e Kosovës.

Lirie Sahiti: Një mesazh për fund?

Darren Harper: Emri im është Darren Harper, kurse i aktrimit Darren Kent.  Unë jam regjisor shkruaj, aktroj dhe prodhoj. Unë jam regjisor i filmit WW1. Kam shumë kohë për adhuruesit  dhe gjithmon do të përgjigjem nëse ata vlerësojnë punen time. Kjo është mënyra ime për të ju falenderuar atyre.

/MegaPress/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Filmi “Heroi” shfaqet në 20 vjetorin e Epopesë së Jezercit ne Ferizaj

Filmi “Heroi” me skenar dhe regji të Luan Kryeziut do të shfaqet nesër në ora …

Loading...