Ballina / Show Bizz / Muzike / Intervistë eskluzive: Këngëtari i bendit amerikan “Saint Luke’s Drifters” flet për MegaPress
Loading...

Intervistë eskluzive: Këngëtari i bendit amerikan “Saint Luke’s Drifters” flet për MegaPress

Mitch Laney është këngëtari i cili ka prekur në masë zemrat e publikut amerikan dhe më gjërë. Me zërin e tij kumbues dhe interpretim të jashtëzakonshëm  ka performuar me grupin “The Non Prophets”  të cilët kan sjellur energji positive tek të gjitha moshat.

Më vonë Laney u bashkua me bendin “ Saint Luke’s Drifters” . Në  vitin 2016, janë shpallur  Artist të Vitit në “ Radio Mafia” dhe  kan arritur të jemi në mesin e 30 grupeve në listen muzikore çdo javë dhe kjo ka zgjatur një vit. “ Saint Luke’s Drifters”  ishim numri 1 në Nashville Reverbnation Chart Americana e gjithë kjo ka ardhur falë bukurisë dhe interpretimeve të veçanta të tyre. Ndërsa këngëtari i bendit Mitch Laney për MegaPress tregon për karieren e tij dhe sfidat në profesionin e muzikantit.

1.Lirie Sahiti: Çfarë ju frymëzoi për të ndjekur karrierën në muzikë?

Mitch Laney: Kur isha i ri fillova të bëja muzikë nëpër shkolla dhe vende të ndryshme. Me kalimin e kohës mora pjesë në një koncert. Ai ishte koncerti im i parë dhe e dija se kjo ishte ajo që dëshiroja të bëja.

2. Lirie Sahiti: Si ke arrin të gjesh kohë të performosh në dy bende të njohura “Saint Luke’s Drifters”  dhe  “ The Non Prophets” ?

Mitch Laney: Kur diçka dëshiron edhe gjen kohë. Prandaj unë jam i pasionuar shumë pas muzikes dhe arrij të kem kohë për te dy bendet.

3. Lirie Sahiti: Cilat janë cilësitë e një muzikanti të suksesshëm?

Mitch Laney: Përkushtimi, përulësi,  këmbëngulje dhe vullnet për të vazhduar pavarësisht nga kundërshtimi.

4. Lirie Sahiti: Sa këngë i keni dhe kush është tekstshkruesi?

Mitch Laney: Kemi shumë këngë dhe të gjitha i shkruajm ne. Disa këngë i kam shkruar unë e disa të tjera antarët e bendit.

5. Lirie Sahiti: Cila është kënga që ja keni dedikuar personit tuaj të zemres?

Mitch Laney: “Battle of Wounded Knee” dhe disa këngë të reja që nuk janë bërë të njohura për publikun.

6. Lirie Sahiti: Ju dukeni ndryshe nga bendet tjera në kuptimin e mirë të fjalës, ku e gjeni këtë energji mjaft pozitive kur dilni para audiences?

Mitch Laney: Ne jemi shumë energjik edhe ne jemi pak më të vjetër se shumica e muzikantëve të bendeve të tjera. Mendoj se pasioni na jep energji dhe mosha na jep përvojë. Ne jemi shumë pozitiv dhe ne ndërveprojmë me audiencën tonë dhe me tifozët mjaft shumë. Pa ata, nuk do të kishim vullnet të performojmë.

7. Lirie Sahiti: Cilat janë tri të arriturat tuaja më të mëdha deri më tani?

Mitch Laney: Ne fituam 2016 Artistin e Vitit në “ Radio Mafia” dhe ne kemi arritur të jemi në mesin e 30 grupeve në listen muzikore çdo javë dhe kjo ka zgjatur një vit. Ne ishim numri 1 në Nashville Reverbnation Chart Americana. Lëshimi i dy këngëve të reja dhe marrja në punë me Eric Ambel ishin arritje të mëdha.

8. Lirie Sahiti: A është muzika vetëm pasion apo është profesion primar në jeten tuaj?

Mitch Laney: Është pasioni im, unë punoj edhe një punë tjetër, por e konsideroj veten një muzikant të mirë.

9. Lirie Sahiti: Cila ka qenë sfida juaj më e madhe në sken?

Mitch Laney: Kur gjatë performances është rrëzuar skena  në  Nashvilit  dhe ne ishim aty duke performuar. Kjo po që ishte e vështirë.

10. Lirie Sahiti: A ka ndodhur që në skenë ta keni ngatërruar tekstin e kënges, nëse po si ke arritur të dalësh nga kjo situatë?

Mitch Laney:Unë kam ngatërruar tekstin disa herë. Dhe zakonisht e këndoj fjalën, “motor” ajo do të përshtatet pothuajse kudo.

11. Lirie Sahiti: Cilat kan qenë duartrokitjet më të veçanta që keni pasur në ndonjë rast kur ju keni performuar?

Mitch Laney: Mendoj se gjatë lansimit të dy këngëve tona, ne ishim shumë mirë të pranuar nga publiku. Aty morëm duartrokitje të shumta.

12. Lirie Sahiti: A do te kishit ndonjë motiv që ju ta leni profesionin e këngëtarit?

Mitch Laney: Jo, e dua muziken, unë jam lindur që të këndoj.

13. Lirie Sahiti: Cili është instrumenti muzikor më i dashur për ju?

Mitch Laney: Gitara është dashuria ime e parë.

14. Lirie Sahiti: A do të ishit të gatshëm të performoni në ndonjë koncert në Republiken e Kosovës?

Mitch Laney: Ne do të mirëpresim mundësinë për të luajtur në Kosovë! Ne vetëm duhet të punojmë për udhëtime dhe financa.

15. Lirie Sahiti: Nga karriera juaj deri më tani cili është bashkëpunimi do e quani të paharrueshëm dhe do të ndjeni nostalgji?

Mitch Laney: Në vitet 1980 isha në një grup shumë të popullarizuar dhe kishim shumë tifozë, por e dua grupin me të cilin performoj tani. Unë nuk do ta ndryshoja  grupin për as një gjë. Kam mbështetësit më të mrekullueshëm në botë.

16. Lirie Sahiti: Cili është ndryshimi juaj më ekstrem që është dashur ta bësh për adhuruesit tuaj?

Mitch Laney: Do të doja të isha në gjendje të mblidhja të gjitha këngët dhe ti performoja para publikut. Ky do të ishte një befasi shumë e madhe. Ndërsa sa i përket dukjes time nuk kam bërë ndonjë ndryshim të madh.

17. Lirie Sahiti: Cilen këngë do e veçoje nga të gjitha këngët që i këndoni?

Mitch Laney: Kënga ime e preferuar është Battle of Wounded Knee”.

18. Lirie Sahiti: Ku e shihni veten tuaj pas 10 vitesh?

Mitch Laney: Ende duke shkruar tekste muzikore dhe duke prodhuar muzikë, çfarë tjetër do të bëja unë?

19. Lirie Sahiti: Cilat janë këshillat tuaja për të gjithë ata që duan të këndojnë?

Mitch Laney: Praktika, punoni shumë në atë që dëshironi  dhe mos hiqni kurrë dorë. Këndoni  sepse e doni muziken dhe  sigurisht  që do të keni edhe të holla.

20. Lirie Sahiti: Një mesazh për Republiken e Kosovës?

Mitch Laney: Ne ju duam Kosovë, ju lutemi të na dergoni ndonjë kërkesë që të performojmë për ju.

/MegaPress.al/

 

Shikoni gjithashtu

Në këto ditë të vetizolimit, ja deri ku arrin kreativiteti e të rinjve

Kosova është në gjendje emergjence e gjithë kjo pasi janë konfirmuar disa raste pozitive në …