Ballina / Lajme / Bota / Irak, operacion për marrjen e qytetit Tal Afar
Loading...
Tal Afar, Iraq, Sunday, Nov. 20, 2016. (AP Photo/Felipe Dana)

Irak, operacion për marrjen e qytetit Tal Afar

Iraku filloi të dielën një operacion ushtarak për rimarrjen e kontrollit të qytetit Tal Afar nga militantët e Shtetit Islamik. Ky qytet ndodhet në perëndim të Mosulit.

Përmes një njoftimi në televizion, kryeministri Haider al-Abadi i tha pushtuesve të qytetit: “Dorëzohuni, ose do t’ju vrasim”.

Zyrtarë irakianë dhe amerikanë thonë se në Tal Afar janë fshehur rreth 2 mijë luftëtarë të ISIS-it.

Pas çlirimit të Mosulit në muajin korrik, Tal Afar është një prej rajoneve të fundit në Iraq që kanë mbetur nën kontrollin e ISIS-it.

Ndryshe nga beteja për Mosulin, me shunmicën e popullsisë të sektit suni, në qytetin Tal Afar milicia shiite pritet të luajë rol të madh në luftën për marrjen e qytetit, me shumicën e banorëve shiitë.

Forcat e koalicionit i patën shtuar sulmet ajrore në qytet, para sulmit tokësor, duke i detyruar mijëra civilë të largoheshin.

/VOA/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …